Fiat do t’i largojë nga prodhimi veturat e vogla

Fiat do t’i largojë nga prodhimi veturat e vogla

Vendimi për largimin e këtyre veturave, i ka befasuar të gjithë

Bashkimi i Peugeot dhe Fiat, ishte një lajm shumë befasues dhe i rëndësishëm për industrinë e makinave.

Por, tani vjen një lajm tjetër, që tregon se Fiat ka vendosur të largojë nga prodhimi veturat e vogla, me të cilat ka dominimin më të madh në treg.

“Në një të ardhme të afërt, fokusi ynë do të jetë në makine më të mëdha dhe që kanë shitje më të madhe në treg, larg nga makinat e vogla urbane”, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Fiat, Mike Manley.

Modelet Fiat 500 dhe Panda, që janë shumë të kërkuara, brenda një kohe të shkurtër mund të mos i shohim më, ndërsa pritet që të zëvendësohen me makina me të mëdha, që mbushen me rrymë ose janë së paku hibride. Derisa Fiat 500 ka disa vjet që është lansuar, Panda është më e vonshme, ndërsa përditësimin e fundit e ka pasur më 2012.

Kërkesa për makina të vogla është gjithnjë në rënie, mirëpo Fiat nuk pritet që t’i largojë përgjithmonë, pasi mund t’i rikthejë por me strategji dhe platformë më të mirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 5 Nëntor, 2019 22:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.