Filipçe: Jemi në negociata që pastrimin e oborrit të Qendrës klinike ta marrë Higjiena komunale

Filipçe: Jemi në negociata që pastrimin e oborrit të Qendrës klinike ta marrë Higjiena komunale

Arsyeja për problemin me mbeturinat në oborrin e Qendrës klinike në Shkup është ajo që viteve të fundit nga njëra anë në tjetrën janë hedhur ingerencat nga Shërbimi për punë të përbashkëta të Ministrisë së Shëndetësisë. Jemi në negociata për të gjetur mënyrë me të cilën ingerencat rreth pastrimit të oborrit të Qendrës klinike në Shkup do t’i marrë NP “Higjiena komunale”.

Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se nuk dëshirojnë të shpallin tenderë dhe pastrimin ta bëjnë kompani private, siç tha, paratë mund të shkojnë në ndërmarrje publike.

“Vetëm e gjejmë kornizën ligjore dhe për këtë juristët tanë më janë në negociata. Në ndërkohë, dy herë përmes fushatave ështtë organizuar pastrim që jemi në dijeni se nuk është e mjaftueshme. Jam i sigurt se për një kohë të shkurtër kjo do të zgjidhet dhe në vazhdimësi do të ketë shërbime për pastrim nga NP Higjiena komunale”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp për lëshimin në përdorim të Kabinetit për të ushqyer klinik dhe për furnizim të kapsulave endoskopike në Klinikën për gastroenterohepatologji.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:40
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
12°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...