Filipçe: Po shqyrtojmë model të ri për Qendrën Klinike, ndërtimi brenda katër viteve

Filipçe: Po shqyrtojmë model të ri për Qendrën Klinike, ndërtimi brenda katër viteve

Ministria e Shëndetësisë mendon për një model të ri tenderimi për ndërtimin e Qendrës së re Klinike e cila u vendos të ndërtohet në Gjorçe Petrov. Modeli austriak të cilin po e shqyrton dikasteri i Shëndetësisë, do ta shkurtonte për 5 – 6 vite procedurën e ndërtimit të këtij kompleksi gjigant. Bëhet fjalë për një model që në vete bashkon procedurën e projektimin dhe ndërtimit, por megjithatë kjo metodë nuk është paraparë në Ligjin për furnizime publike. Ministri i Shëndetësisë tha se pret bashkëpunim nga organet tjera të shtetit, me qëllim që ky model të gjej zbatim. Ndryshe,  me ndërtimin e Qendrës së re, kompleksi aktual Klinike do të funksionojë për shërbime urgjence, ndërsa toka tjetër mund edhe të shitet apo të shfrytëzohet si ndihmesë për kthimin e kredisë.

Vlerësimet tona janë se nëse shkojmë në këtë formë, derisa Ligji për furnizime publike lejon mundet që Qendrën Klinike ta përfundojmë në afat prej katër vitesh, ndërsa nëse shkojmë njëherë me projektim, pastaj ndërtim, atëherë sigurisht që e gjithë procedura do të shkojë dhjetë vite. Varësisht nga ajo a do të mund të kemi paket për ndërtimin e kësaj Qendre ashtu do të varet edhe mënyra se si do t’i kërkojmë paratë. Prandaj dhe nuk kemi arrit deri te ajo fazë, por edhe Banka e Evropës Qendrore do të jetë njëri ndër burimet eventuale të financimit”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 9, 2019 19:20
Loading...