Filloi Kolonia Artistike “Gostivari 2018”, 40 artistë nga e mbarë bota tubohen në Gostivar

Filloi Kolonia Artistike “Gostivari 2018”, 40 artistë nga e mbarë bota tubohen në Gostivar

Prej sot deri më 30 gusht, për herë të 13-të Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum”, me Koloninë Ndërkombëtare të Artit “Gostivari 2018”, do të sjellë mbi 40 piktorë nga mbarë bota për t’a ndriçuar këtë nënqiell me të bukurën art Në këto ditë të nxehta të verës freski dhe madhështi shpirtit dhe syrit padyshim i japin gjërat e bukura artistike dhe kulturore.

Andaj, si gjatë 12 viteve të kaluara duke filluar prej sot 24 deri më 30 gusht, për herë të 13-të Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum”, me koloninë ndërkombëtare të Artit “Gostivari 2018”, do të na ngjyros brengat dhe do ju jap dritë gëzimeve tona me praninë e magjisë së ngjyrave dhe brushave të 40 artistëve nga mbarë bota.

Kryetari i Shoqatës së e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum” Reshat Ameti, për radio Shkupin thotë se çdo vit kolonia ndërkombëtare e artit që mbahet në Gostivar sjell artistë nga gjithë bota. “Marrin pjesë artistë me cilësi të lartë nga mabrë bota. Do të ofrojnë veprat më të mira të tyre, ndërsa artdashësit do të shohin çfarë ndodh me artin figurativ në botë. Mund të them lirisht se “Draudacum” Gostivar, vazhdon të prezantojë vlerat e artit botëror”, tha për radio Shkupin, Reshat Ameti,Kryetari i Shoqatës së e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum Kolonia Ndërkombëtare e Artit “Gostivari 2018”, për shtatë ditë me radhë mbahet në hapsirat e hotel “Panoramës” Gostivar, ndërsa me 29 gusht do të mbahet ekspozita me veprt e realizuar të piktorëve që qëndruan në irisin e syri të qytetit të Gostivarit. Në Koloninë e 13 ndërkombëtare të Artit “Gostivari 2018”, marrin pjesë mbi 40 artistë nga 12 shtete si: Kosova, Shqipëria, maqedonia, SHBA, Ukrainë, Mali i Zi, Turqi, Egipt, Francë etj. Kolonia Ndërkombëtare e Artit “Gostivari 2018”, mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gostivarit. /Radio Shkupi

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 24, 2018 19:52

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE