Filloi takimi i kryeministrave, mungon Zaevi | VIDEO

Filloi takimi i kryeministrave, mungon Zaevi  | VIDEO

Në Durrës, ka nisur takimi joformal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik. Në takim po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili në Facebook ka postuar pamje nga ky takim.

” Angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmën prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal  mes Komisionerit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, dhe kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin  nga zyra për shtyp e Kryeministrisë së Shqipërisë, bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Evropian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

Në mesditë, Hahn dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp.

E për shkak të motit të keq, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev nuk udhëtoi në Durrës sot në mëngjes, ku duhej të merrte pjesë në takimin jozyrtar të kryeministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Durrës  në një takim joformal do të presë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti.

Në këtë takim, sipas një njoftim të Zyrës për komunikim të kryeministrisë në Shqipëri, do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë Zoran, Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe Komisari Johanes Han dhe  presidenti i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Suma Çakrabarti.

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov e anuloi vizitën në Durrës për shkak të aksidentit rrugor që ndodhi në Svoge në të cilën humbën jetën 16 persona, ndërsa njëzet u lënduan.

Veprimtaria njëditore, sipas këtij njoftimi, do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia dixhitale.

Sot, në Durrës, po marr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik. Angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmën prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit.RH

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, August 27, 2018

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 27, 2018 11:46

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE