Fillon largimi i platformave ilegale nga Çarshia

Fillon largimi i platformave ilegale nga Çarshia

Me vendim të Qytetit të Shkupit, Inspektoratit të Tregut dhe disa komunave, anë e mbanë Shkupit po largohen platformat pa leje të restoranteve dhe bizneseve të ndryshme.

Megjithatë, tavolinat dhe karriget mbeten përskaj rrugëve. Zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla thotë se pas largimit të platformave, do të merren masa edhe për rregullimin e hapësirave publike të cilat mund të shfrytëzohen nga bizneset.

Hapi i parë është  mënjanimi i platformave, i platformave të drurit apo të çfarë do konstruksioni tjetër të metalit, të cilat janë vendosur pa leje në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Normalisht ekzistojnë edhe rregullativa ligjore për distancën të cilën para lokalit mund ta shfrytëzojnë të gjitha dyqanet si dhe procedura të veçanta ligjore të cilat duhet të ndiqen- deklaroi Kushtrim Alla – Zëdhënës i Komunës së Çairit.

 Afati pesë ditorë për zbatimin e vendimit për largimin e platformave po mbaron, por ende ka biznese që nuk e kanë zbatuar këtë vendim. Nga Komuna Qendër por edhe nga Komuna e Çairit si iniciatorë të kësaj nisme, thonë se në rast të mosimplementimit të këtij vendimi, me asistencën e policisë do të largohen platformat pas çka edhe do të sanksionohen investitorët.

Komuna Qendër

“Në bazë të procedurës, shërbimet inspektoriale të Komunës Qendër pas inspektimit të kryer, ua kanë thënë investitorëve Vendimin për largim, i paraprirë nga një afat i caktuar ligjor dhe mundësi që investitori vetë të veprojë në bazë të vendimit. Përderisa Investitori nuk e bën këtë gjë, komuna me asistencë të policisë do ta mënjanojë ndërtimet e tyre”.

Ndërkaq për Isak Kamberin, pronar i një restoranti i cili sapo e kishte larguar platformën ndryshimi i tillë edhe pse i dëmshëm për bizneset e tyre, është i pranueshëm, por me kusht që ky vendim të vlejë për të gjithë.

Kjo iniciativë është e mirë sidomos për Çarshinë e Vjetër sepse kjo njihet për këto sene. Sidoqoftë, shpresoj që do të jetë për të gjithë njësoj, sepse është e padrejtë që dikush ta zbaton ligjin e dikush jo. Shpresoj që ndash Komuna e Çairit ndash Qyteti i Shkupit të marrin iniciativë edhe të bëhet për të gjithë njësoj- tha Isak Kamberi – Pronar i një restoranti në Çarshi.

Uzurpimi i hapësirave publike është vepër e ndaluar me ligj e cila sanksionohet. Edhe pse disa herë më parë me vendime të tilla janë larguar nga rruga platformat apo tezgat, pas disa kohësh të njëjtat janë kthyer në vendin ku kanë qëndruar më herët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 17, 2019 20:32

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA