Fillon projekti: Shkolla të sigurta për bashkjetesë dhe toleracë ndëretnike

Fillon projekti: Shkolla të sigurta për bashkjetesë dhe toleracë ndëretnike

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, këtë javë filloi me implementimin praktik të projektit preventivo-edukativ ,,Shkolla të sigurta për bashkjetesë dhe toleracë ndëretnike,, bartës i të cilit është Njësiti për prevencion, projekt ky që realizohet disa vite me rradhë, transmeton Gostivari Sot

Me këtë projekt do të jenë të përfshirë mbi 2500 nxënës të  viteve të para të 7 shkollave të mesme të Tetovës dhe 4- shkollave të Gostivarit, të cilët në ligjerata të veçanta nga afër do të njoftohen me pasojat negataive personale dhe shoqërore të cilat vij si rezultat nga shkaktimi dhe pjesmarja në prishje të rendit dhe qetësisë publike nëpër shkolla dhe për rreth tyre.

“Nxënësit e viteve të para në rajonin e Pollogut, gjithashtu përmes prezentimeve interaktive, të cilat do ti prezentojnë pjestarë të policisë të trajnuar profesionalisht, do të njihen edhe me implikimet ligjore, që kanë të bëjnë me prishjen e rendit dhe qetsisë publike, si dhe dukuri tjera devijuse, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Në korniza të këtyre aktiviteteve, nxënësve do tju prezantohen edhe bazat e vlefshme të tolerancës, format dhe domethëna e saj, si dhe mënyrat e afirmimit më të gjërë dhe avansimit jo vetëm nëpër shkolla, por në përgjithsi në mjediset ku jetojmë.

Ky projekt planifikohet të realizohet një muaj dhe qëllimi kryesorë është që të kontribohet në parandalimin e incidenteve nëpër shkolla dhe përforcimin e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimin e nxënësve të përkatësive të ndryshme entike, racore, fetare e kështu me radhë. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Nëntor, 2019 13:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.