Fillon seanca për votëbesim të Qeverisë së Tsipras, marrëveshja me Maqedoninë tema kryesore e diskutimit

Fillon seanca për votëbesim të Qeverisë së Tsipras, marrëveshja me Maqedoninë tema kryesore e diskutimit

Me mosmarrëveshjet rreth asaj se sa duhet të zgjasë diskutimi, ka filluar seanca e Parlamentit grek për kërkesën e partisë opozitare Nea Dimokratia për votëbesim të Qeverisë greke.

Kryetari i Parlamentit informoi se diskutimi do të përfundojë me votimin në orën 14, ditën e shtunë, gjë ndaj të cilës kishin ankesa deputetët e Nea Dimokratia. Nënkryetari i partisë, deputeti Kostis Chatzidakis tha se sipas Rregullores së Parlamentit, por edhe në vitin 2013 kur SYRIZA si parti opozitare dorëzoi kërkesë për votëbesim, diskutimi ka zgjatur 3 ditë dhe është votuar në mesnatë.

Kryetari i Parlamentit, Nikos Voutsis tha se “ka rëndësi të veçantë përfundimi deri në ora 14 ditën e shtunë”. Si arsye shtesë pse duhet të përfundojë deri të shtunën pasdite tha se janë deputetët që vijnë jashtë Athinës dhe duan të kthehen në qytetet e tyre.

Pas reagimeve të opozitës, u arrit marrëveshje, të shtunën diskutimi të zgjasë aq sa ka nevojë dhe seanca ka filluar. Sot do të zgjasë deri në mesnatë, nesër dhe të shtunën do të fillojë në ora 9:30.

Deputetët grek gjatë ditëve në vijim do të diskutojnë për punën e Qeverisë greke, ndërsa marrëveshja me Maqedoninë pritet të jetë tema kryesore, duke pasur parasysh se pikërisht arritja e marrëveshjes me Maqedoninë ishte shkaku kryesor që opozita kërkoi votëbesim për Qeverinë e kryeministrit Tsipras.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2018 19:43
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
10°
19°
Thu
19°
Fri
19°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE