Filluan aktivitetet për Ditën e Alfabetit. Në Manastir u promovua libri i David Hosaflook

Filluan aktivitetet për Ditën e Alfabetit. Në Manastir u promovua libri i David Hosaflook

Në Manastir filluan aktivitetet zyrtare për shënimin e “Ditëve të Alfabetit të shqipes”.

Aktivitet i parë në kuadër të këtij manifestimi ishte promovimi i librit “Lëvizja protestante te shqiptarët, 1816-1908” i autorit David Hosaflook.

Në fjalën e tij zëvendëskryeministri, Sadulla Duraki, theksoi se Kongresi i Manastirit paraqet një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë e popullit shqiptar, si një shtyllë kryesore e mbijetesës kombëtare.

“Kongresi është rezultat i ngjarjes intelektuale dhe dëshirës për ngritjen kulturore dhe politike të kombit tonë. Identitetit tonë kombëtar i shtohet elementi më i rëndësishëm, alfabeti ynë i njësuar. Manifestimet për Kongresin e Manastirit këtë vit zgjasin tetë ditë dhe përmbyllen në kryeqendrën e Dardanis në Shkup. Të gjitha këto aktivitete financohen nga buxheti shtetëror”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Sadulla Duraki.

Këtë vit janë paraparë sërë aktivitetesh për shënimin e 111 vjetorin e Kongresit të Manastirit në mbështetjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore shqiptare.

Do të realizohet promovimi i disa librave shkencorë, Konferencë shkencore dhe nën patronazhin e zëvendëskryeministrit, Sadulla Duraki, do të mbahet Akademi Solemne, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në TVM 2. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 14, 2019 19:28

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA