Filmi Agnus Dei fiton çmimin e shtatëdhjetë ndërkombëtar

Filmi Agnus Dei fiton çmimin e shtatëdhjetë ndërkombëtar

­ Filmi “Agnus Dei” me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar Çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar “Best International Film” në Rejkjavik International Film Festival, i mbajtur në Bio – Paradis Theater të kryeqytetit islandez.

Në arsyetimin e jurisë profesionale, të cilin e përcjell ekipi i filmit të prodhuar nga AS Film Production nga Prishtina, Agnus Dei është cilësuar si “një film i dimensioneve të thella, një festë e imazhit poetik, një film i ndjeshmërive të rafinuara, një vepër e dizajnuar me saktësi e balans” (R. Ebart).

Ditë më parë, filmi Agnus Dei ka fituar edhe Çmimin e regjisorit më të mirë në Los Angeles World Film Festival i cili është mbajtur në Crest Westwood Theater të Los Angelesit. Me këto dy çmime Agnus Dei shënon një jubile të sukseseve: Çmimin e 70 (shtatëdhjetë) ndërkombëtar.

Gjatë muajit maj dhe qershor, “Agnus Dei” do të jetë pjesë e programeve zyrtare edhe të disa festivaleve të rëndësishme, si: New York City International Film Festival ­ New York, World Festival of Emerging Cinema në St. Augustin, Trinidad & Tobago, London International Film Festival – London, në Brazil International Film Festival ­ Rio de Janeiro, Polish International Film Festival – Warszaw, në Coral Cost International Film Festival – Sardynia, Itali, etj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 8 Maj, 2016 12:12