Filmi “Hotel Mumbai” sjell ngjarjen e vërtetë për sulmin terrorist në Taj Mahal në vitin 2008

Filmi “Hotel Mumbai” sjell ngjarjen e vërtetë për sulmin terrorist në Taj Mahal në vitin 2008

Është publikuar paraqitja e shkurtër e dramës kriminale, “Hotel Mumbai”, e cila është xhiruar në bazë të një ngjarje të vërtetë në lidhje me sulmin terrorist në Taj Mahal Palace në vitin 2008.

Filmi është realizim i regjisorit Anthony Maras, i cili e ka shkruar skenarin së bashku me John Collee.

Ngjarja e filmit fillon kur pas një sulmi të tmerrshëm terrorist, mysafirët dhe stafi i hotelit luksoz, duke përfshirë njerëz të pasur, biznesmenë dhe kamerierë protagonistë – mblidhen bashkë në luftën për mbijetesë.

Tregimi i këtij filmi e vë në plan të parë humanitetin, solidaritetin, guximin dhe vullnetin e pashuar për mbijetesë.

Stafi i hotelit rrezikon jetën e tyre për t’i mbajtur të gjithë të sigurt dhe bëjnë sakrifica të paimagjinueshme për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre.

Ekipin e aktorëve e përbëjnë Dev Patel, Armie Hammer, Nazanin Boniadi, Jason Isaacs, Anupam Kher, Angus McLaren, Tilda Cobham-Hervey dhe shumë të tjerë.

“Hotel Mumbai” do të jepet premierë më 22 mars në Amerikë, ndërsa pastaj do të nisë shfaqjen nëpër vendet e tjera të botës.

Sulmet në Bombei në vitin 2008 (që njihen edhe si 26/11) janë një grup sulmesh terroriste që kanë ndodhur në nëntor të vitit 2008, kur 10 pjesëtarë të organizatës terroriste me bazë në Pakistan, Lashkar-e-Taiba, kryen 12 sulme të koordinuara me armë dhe me bomba nëpër Bombei që zgjatën katër ditë.

Sulmet filluan më 26 nëntor dhe zgjatën deri më 29 nëntor 2008. Së paku 174 njerëz humbën jetën duke i përfshirë nëntë terroristë dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur. /Telegrafi/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 13, 2019 23:40
In Memorial

ARKIVI I LAJMEVE