Flaka Botime, Shtëpi Botuese – Shtëpi e krijuesve

Flaka Botime, Shtëpi Botuese – Shtëpi e krijuesve



Flaka Botime, është shtëpi botuese me seli në Gostivar.

E krijuar në vitin 2018, shtëpia botuese “Flaka Botime”, mision të vetëm ka afirmimin e talentëve të rinj të fjalës së bukur.

Përmes botimeve, krijuesit e rinj do të mund të realizojnë ëndrrat e tyre, por, të përjashtuar nuk do të jenë edhe krijuesit e tjerë.

Për vitin 2018, Flaka Botime planifikon botimin e dy titujve.

E para, përmbledhja me poezi “Nuanca” e krijuesit Driton Zenku, dhe e dytë, libri me poezi “Grumbull mendimesh” e poetit të ri, Nevrij Ademi.

Të dyja projektet kanë hasur në mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Flaka Botime funksionon në suaza të Kompanisë Mediatike “Flaka”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 14:30

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE