“Flakadanët e janarit”, nderime për heroin e shqiptarëve, Skënderbeun

“Flakadanët e janarit”, nderime për heroin e shqiptarëve, Skënderbeun

Është muaji kur ndizen flakadanët që shënojnë përjetesën e atyre që shënuan ndër vite historinë e popullit shqiptar. Për të përkujtuar 17 janarin, 551 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, por edhe të vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka, në sheshin Skënderbeu në Shkup politikanët u përkulën para përmendores së heroit tonë kombëtar.

“Në suaza të “Flakadanëve të janarit”, që i kushtohet rënies së vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka, e shumë të tjerëve, e që njëherit është përvjetori i humbjes fizike të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ne kemi vendosur në këtë mënyrë të shënojmë janarët me radhë, që gjeneratat e reja të vazhdojnë rrugëtimin e tyre të mbamendjes sonë historike për kontributin që kanë dhënë gjeneratat para tyre”,- tha kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Janar 17, 2019 17:24
In Memorial

ARKIVI I LAJMEVE