Fokus i ditës: Frenuesit e ndryshimeve, borë gjithandej, Gruevski i shqetësuar paraqitet nga Hungaria

Fokus i ditës: Frenuesit e ndryshimeve, borë gjithandej, Gruevski i shqetësuar paraqitet nga Hungaria

Edhe sot nuk kishte epilog mbi ndryshimet kushtetuese. Frenuesit paraqiten nga të gjitha anët. Të paktën kështu thonë një pjesë e analistëve dhe profesorëve universitar, por edhe nga pushteti, përcjell FLAKA.

BESA nuk lëshon pe mbi qendirmet për ndryshimet kushtetuese, por këtu doli edhe Zaev me qendirm të fortë.

Opozita, përmes protestave, tha se nuk do të votojë apo mbështesë ndonjë ndryshim në Kushtetutë dhe udhëheqësi Mickovski tha se emri me një buton nuk fshihet.

Dhe derisa pasiguria mbi ndryshimet kushtetuese zgjat në Kuvend, jashta bora nuk pushon.

Bie në të gjithë vendin, por reshje ka edhe në tërë Evropën. Orteqe, fatkeqësi dhe me mijëra të bllokuar nga bora.

Në Maqedoni stabilizim i motit pritet të premten.

Dhe ditën që kaluan saktësisht dy muaj pasi azilanti Nikolla Gruevski u largua nga Maqedonia dhe mori azil politik në Hungari, ai u shfaq i shqetësuar nga Budapest, dhe edhe kësaj radhe në Facebook.

Në statusin e fundit, Nikolla Gruevski shkruan se si ndryshimet kushtetuese qenkan vendime historike.

Gruevski argumenton se një marrëveshje më e mirë ka qenë e mundur.

“Mos harroni se keni vënë një” vulë të zezë “në një betejë të përgjakshme 140 vjeçare për çështjen kombëtare maqedonase”, shkruan Gruevski.

Gruevskit iu përgjigj ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska.

“Kur je larg problemeve, rreth 800 km larg Maqedonisë është lehtë në rrjetet sociale të tregosh se çfarë është lehtë e çfarë jo, pastaj duke u amnistuar nga të gjitha vendimet problematike për të cilat gjithmonë përgjegjës është dikush tjetër dhe duke e injoruar realitetin se Maqedonia është atje ku është sot, mes të cilave edhe për shkak të shumë shanceve të lëshuara në të kaluarën”, shkruan Jankullovska. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 23:04
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE