Fon der Lejn pret nga Varhejli të vazhdojë me mbështetje për negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Fon der Lejn pret nga Varhejli të vazhdojë me mbështetje për negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lejn, në letrën dërguar kandidatit për komisar për zgjerim, Oliver Varhejli, pret prej tij të vazhdojë të angazhohet për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Praktika e imponon që kryetarja e zgjedhur t’ua dërgojë në formë të shkruar misionet për të cilat pret që kandidatët e saj për komisarë të punojnë gjatë mandatit të tyre pesëvjeçar.

Kryetarja në mënyrë eksplicite i rekomandon kandidatit për eurokomisar se Komisioni i saj “do të qëndrojë prapa propozimit për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, transmeton Koha.

Më tutje, në letrën drejtuar hungarezit Oliver Varhejli kërkon “perspektivë kredibile evropiane” për vendet nga Ballkani perëndimor.

“Është imperativ ta mirëmbajmë dhe përshpejtojmë përparimin në pesë vitet në vijim përmes sistemit të vlerësimit të secilit vend kandidat të bazuar në meritat e veta dhe të mirëmbajmë perspektivë kredibile për anëtarësim”, qëndron tek detyrat të cilat do të angazhohet Varhejli në pjesën e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor.

Fon der Lejn pret prej tij edhe të punojë në “përshpejtimin e reformave strukturore dhe institucionale, me fikus të fuqishëm ndaj themeleve të sundimit të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe reformës së administratës publike”.

“Gjithashtu, duhet t’i mbështetni të gjitha përpjekjet në luftën kundër korrupsionit në rajon dhe t’i mbështetni të gjitha përpjekjet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zgjidhje të problemeve bilaterale”, shkruan kryetarja e zgjedhur e Komisionit evropian.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 22:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA