Fondacioni “SOROS” mbyll aktivitetin në Hungari

Fondacioni “SOROS” mbyll aktivitetin në Hungari

Fondacioni SOROS i mandatit George Soros i ka dhënë fund veprimtarisë së vetë në Hungari dhe ka mbyllur zyrat qendrore, duke u larguar me artikulimin e një akuze për Budapestin zyrtar, të cilin e bën fajtor për shtypjen e shoqërisë civile.

“Të ballafaquar me një mjedis gjithnjë e më represiv politik dhe ligjor në Hungari, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur po lëvizin operacionet dhe stafin ndërkombëtar me bazë në Budapest në kryeqytetin gjerman, Berlin”, konfirmoi grupi të martën.

Patrick Gaspard, president i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur tha se Budapesti “e denigroi dhe e keqpërfaqësoi punën tonë”, duke shtypur shoqërinë civile “për hir të përfitimit politik”.

Grupi bazoi vendimin e vet mbi faktin se Budapesti zyrtar “përgatitet të imponojë kufizime të mëtejshme në organizatat joqeveritare përmes asaj që e ka quajtur paketën e Legjislacionit “Stop Soros”. Kryeministri Viktor Orban ka folur në mënyrë të përsëritur kundër axhendave të dëmshme të fondacionit Soros dhe OJQ-ve të tjera, duke akuzuar miliarderin për ndërhyrje në punët e brendshme të Hungarisë duke financuar grupet e opozitës.

Duke folur për zgjedhjet e fundit dhe fitoren e partisë së tij Fidesz, Orban tha: “E di se ata nuk do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, do të organizojnë të gjitha llojet e gjërave, ato kanë burime financiare të pakufizuara”.

Në shkurt, Fidesz paraqiti një projekt-ligj në parlament, i quajtur ‘Stop Soros Act’ – në lidhje me manjatin hungarezo-amerikan, i cili do të frenonte imigracionin dhe do të prekte edhe OJQ-të e financuara nga jashtë. Ligji thotë se të gjitha OJQ-të që “mbështesin emigracionin e paligjshëm” duhet të regjistrohen, ndërsa çdo OJQ që merr para nga jashtë duhet të paguajë një taksë prej 25%.

Gjithashtu, shtetasit e huaj dhe shtetasit hungarezë që mbështesin emigracionin e paligjshëm mund të jenë subjekt i një urdhri kufizues që do t’i mbante ata larg nga kufiri. “Nëse Soros zbulohet se është angazhuar në një aktivitet të tillë, domethënë ai organizon imigracionin e paligjshëm, atëherë rregullat do të zbatohen ndaj tij”, tha zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs në shkurt.

(gazeta-Shqip.com)

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 22:37
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
19°
Thu
19°
Fri
19°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE