Fondet IPARD për agrosektorin, Osmani: Shfrytëzim efikas, përgatitje për në BE

Fondet IPARD për agrosektorin, Osmani: Shfrytëzim efikas, përgatitje për në BE

Kompania “Beso interkom” në Zhelinë të Tetovës, është një ndër shfrytëzuesit e masave nga programi IPARD 2.

Kompania ka lidhur kontratë për masën 3 nga IPARD 2 dhe realizoi investim në blerjen e pajisjeve dhe makinerive për përpunimin e grurit dhe prodhimit të miellit. Investimi total është në vlerë prej 128 mijë euro, nga të cilat 64 mijë euro janë para të cilat kompanisë i janë kthyer përmes programit IPARD. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë vizitës atje potencoi se është rritur numri i kompanive nga agrosektori që përdorin mjete nga fondet IPARD për modernizimin dhe zgjerimin e prodhimit, e kjo padyshim ka ndikim në rritjen ekonomike.

“Me shfrytëzimin efikas të këtyre mjeteve, agrosektori do të përgatitet për hyrje në BE. Do të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë rurale, hapjen e vendeve të reja të punës, e cila do të ndikojë mbi zhvillimin e ekonomisë”,- tha zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani.

Shfrytëzimi i fondeve IPA, Selami: Kemi thjeshtësuar procedurat

Agjencia për përkrahje financiare dy vitet e kaluara ka punuar për lehtësimin e kritereve për masat e IPARD dhe afrimin e tyre deri tek fermerët.

“Gjatë këtyre dy viteve kemi punuar për thjeshtësimin e procedurave për aplikim, forcimin e kapaciteteve të Agjencisë dhe promovimin e këtij programi. Politikat e zbatuara nga qeveria me programin IPARD 2 japin rezultate të dukshme. Maqedonia është lider në rajon në shfrytëzimin e programit IPARD”,- theksoi zëvendësdrejtori i Agjencisë për përkrahje financiare, Avdul Selam Selami.

Për shpalljen e parë publike nga IPARD 2 për vitin 2017 janë nënshkruar 947 marrëveshje. 860 kompani dhe fermerë kanë përfunduar investimet dhe kanë dorëzuar kërkesa për rikthimin e 13,3 milion eurove. Për 346 aplikantë është paguar një shumë totale prej 3.9 milion euro, si investim i përballueshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 20:15

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA