Forbes: Dua Lipa dhe Rita Ora ndër talentet më të ndritshme

Dy këngëtaret shqiptare me origjinë nga Kosova Rita Ora dhe Dua Lipa ,të cilat kanë arritur suksese të mëdha në skenën ndërkombëtare të muzikës, tashmë po i shtojnë listës së tyre edhe një tjetër sukses.

Lista vjetore e Forbes ’30 Under 30′, mes emrave më të suksesshëm të botës së artit ka përfshirë edhe  Dua Lipën dhe Rita Orën.

Prestigjozia Forbes shkruan se “ne mblodhëm në të gjithë kontinentin kandidatët më të mirë në muzikë, film, televizion dhe sport për të gjetur elitën e re të argëtimit”.

“Këngëtarja Rita Ora drejtoi një sezon në America’s Next Top Model, dizenjoi koleksione të shumta veshjesh dhe një buzëkuq Rimmel ndërsa punoi për këngën e saj rekord, që ishin dy për këtë vit,”-shkruan Forbes.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Janar 23, 2018 20:11

Publicitet


Moti sot
28°
25°
Mon
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu