Ford largon nga prodhimi modelin Flex

Ford largon nga prodhimi modelin Flex

Pas 11 vitesh në prodhim, kjo makinë me tri radhë ulësesh do të largohet përfundimisht

Kur u lansua më 2008, kjo makine e madhe me formë katrore, është ndër të parat që kishte tri radhë ulësesh, që u bë më pas shumë e popullarizuar në treg.

Mirëpo, sistemi i automobilizmit po ndryshon dhe Ford, është i interesuar, të “fokusohet në modelet që janë më të kërkuara dhe po shiten në masë të madhe”.

Në fjalë tjera, arsyet e zëvendësimit të këtij Ford është shkaku i fokusimit në makina SUV, pasi që Flex është më shumë se një veturë e madhe, që ngjanë sikur një furgon.

Anthony Prozzi ishte dizejnatori i Flex, që para 11 vitesh e solli me dukje shumë të mirë si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në atë të brendshme. Frigoriferi që kishte brenda, në atë kohë ishte një prej opsioneve më të kërkuara, për ta bërë shumë më praktik për udhëtime të gjata.

Zyrtarët e lartë në Ford, konsiderojnë se Flex i shitur afro 300 mijë njësi i përket një kohe të rëndësishme, por që nuk mund të vazhdojë më, pa treguar se me çfarë konkretisht do ta zëvendësojnë.

Vetura SUV, që është e pëlqyer nga të gjitha moshat, pritet ta zëvendësojë Ford Flex në mënyrë shumë të mirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Tetor, 2019 23:02

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.