Ford patenton rripin e ri të sigurisë

Ford patenton rripin e ri të sigurisë

Kompania ka gjetur një metodë të re, për të mbajtur ngrohtë në dimër

Ditë më parë, Ford patentoi rripin që do të mbajë të kapur, tërë pjesën e pasme dhe bagazhin e makinave SUV. Të gjithë menduan se kjo kompani do të pushojë në këtë drejtim, por ishte gabim.

Pa humbur kohë, Ford e ka patentuar rripin e ri të sigurisë, nëpër të cilin kalon elektricitet dhe ia ngrohë turpin atij që është duke e bartur.

Projekti është ende në fazat fillestare dhe përkundër që gjithçka është detajuar në 30 faqe, nuk është bërë e ditur se si do të funksionojë.

Madje, as forma se si do të lëvizë elektriciteti për ta bërë ngrohjen, apo nivelin e sigurisë në rast aksidenti.

Vetëm se nuk është vënë në dyshim siguria e këtij rripi, pasi Ford realizon gjithçka me siguri të lartë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 15, 2018 22:57
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.