Forum për eurointegrimet, Suedia në mbështetje të RMV-së drejt unionit

Forum për eurointegrimet, Suedia në mbështetje të RMV-së drejt unionit

Suedia mbështet rrugëtim euroatlantik të Maqedonisë dhe përmbushjes së reformave.

Ambasadorja e Suedisë në vend, Kristin Forsgren Bengston, tha se mbështetja suedeze do të vazhdojë në fushën e drejtësisë dhe mediave. Sipas saj, BE nuk bën kompromis mbi sundimin e së drejtës dhe demokracisë.

“Nëse BE nuk është prezente këtu, atëherë forca të tjera do të mbushin zbrazëtirën. Andaj është shumë me rëndësi që vendet të bëhen anëtare të plotfuqishme, por gjithsesi para kësaj do të duhet të përmbushen kushte të caktuara në këtë rrugë. Këto kushte do të duhet të respektohen edhe pasi vendet të bëhen anëtare.”,- deklaroi ambasadorja e Suedisë, Kristin Forsgren Bengston.

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, theksoi se vendi po zbaton reformat, pasi që dëshiron krijimin e një shteti më të mirë. Sipas Carovskës, kjo nënkupton një shoqëri të barabartë ku respektohen të gjithë qytetarët dhe të drejtat e tyre.

“Ne të gjitha reformat që kemi arritur dhe po zbatojmë janë në drejtim të vlerave demokratike, të mbrojmë kategoritë e rrezikuara, në drejtim të krijimit të një shoqërie të barabartë dhe jo se këtë e kërkon një kapitull i caktuar i BE-së, por pasi që e gjithë puna e bërë na shpie drejt një jete më cilësore të bashkëqytetarëve tanë, me ata që jetojmë, fëmijëve tanë që duam t’i rrisim në shtetin tonë.”,- u shpreh ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska.

Komentet u bënë në forumin me temë “Mbrojtja e vlerave evropiane”, ku pjesëmarrës ishin qindra aktivistë të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë, të cilët diskutojnë për proceset eurointegruese.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 19:32

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA