Fotografi e rrallë e katër ushtarakëve shqiptarë të vitit 1912

Fotografi e rrallë e katër ushtarakëve shqiptarë të vitit 1912

Kjo fotografi u publikua për herë të parë Në një fotografi të publikuar për herë të parë në Facebook, shihen katër ushtarakë shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë më 1912. Forcat e Armatosura të Shqipërisë u krijuan në 4 dhjetor të 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë.

Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja.

Këtë fotografi e publikoi ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka për të cilën tha se po publikohet për herë të parë. “Dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura”, shkroi ajo. 106-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura e gjen këtë forcë anëtare në NATO, duke shërbyer në misione paqeruajtëse në botë përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare. Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 4, 2018 09:00

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE