Franca ratifikon protokollin për anëtarësimin e RMV në NATO

Franca ratifikon protokollin për anëtarësimin e RMV në NATO

Franca ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Pas Francës, Spanja mbetet vendi i fundit që duhet ta ratifikojë protokollin.

“Franca e ratifikoi! Mbeti vetëm Spanja! Po bëhemi anëtarë i plotfuqishëm i NATO-s!”, ka shkrua Shekerinska në facebook.

Spanja duhet të formojë qeverinë, pas zgjedhjeve që u mbajtën më 10 nëntor. Për shkak të kësaj situate nuk pritet që ky vend ta ratifikojë protokollin deri në fund të këtij viti.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Nëntor, 2019 11:37

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.