Fruthi, regjistrohen edhe 5 raste të reja

Fruthi, regjistrohen edhe 5 raste të reja

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, janë regjistruar edhe pesë raste të reja me fruth gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më sot numri i të hospitalizuarve ka arritur në rreth 30, ndërkaq edhe procesi i vaksinimit po rrjedh me dinamikë të mirë në qendrat vaksinale.

Minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe thot se: “Fëmijët të cilët kanë formë më të rëndë të komplikimeve, dmth ndezje serioze të mushkërive të bardha ende janë në gjendje të rëndë por stabile. Vaksinimi po shkon me dinamikë të mirë, rreth 50% e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të pa vaksinuar, tanimë kanë pranuar këtë vaksinë. Vaksinimi ende vazhdon poashtu dhe trendi që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët vazhdon”.

VMRO-DPMNE, NUK PO NDËRMERR MASA KUNDËR EPIDEMISË SË FRUTHIT

Ndërkohë VMRO DPMNE-ja akuzoi Qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë se nuk po ndërmerr masa të mjaftueshme kundër epidemisë së fruthit.

“Në periudhën e epidemisë, numri i të prekurve rritet dhe tani ka më shumë se 200 persona me fruth. Në prag është epidemia e gripit, por nuk ka asnjëfarë masash ndërsa ka më shumë se 1300 raste me grip”, deklaroi Maja Sllaveva, nga VMRO-DPMNE.

Dje u regjistrua edhe viktima e parë nga fruthi. Bëhet fjalë për një foshnjë gjashtë muajshe nga Kumanova. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 9, 2019 19:08

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.