Fshati Kalisht një fshat me pasuri Historike, kulturore, dhe Trimëri

Fshati Kalisht një fshat me pasuri Historike,  kulturore, dhe Trimëri

Rrugës rajonale rrëzë Malit Sharr afër 12 km larg Gostivarit shtrihet fshati Negotinë ku të çon rruga përmes fshatit për në Kalishtin e malësisë, i cili shtrihet në pjerrtësinë e kodrave të anës së djathtë të lumit Mosdaç. Pra, në lartësinë mbidetare 1000 metra shtrihet Kalishti, i cili daton që nga mesjeta e hershme përkatësisht në vitin 1300, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase përmendet manastiri i kishës së Shën Gjergjit të këtij fshati, ndërsa në historiografinë e Perandorisë osmane haset në vitin 1455 me 26 shtëpi, dhe në defterin nr. IV të osmanlinjve të vitit 1468 po me 26 shtëpi si dhe në vitin 1470 po në të njëjtat burime është e shënuar ndër të tjera vendi i quajtur “GURI I GJATË” që edhe sot e këtë ditë haset në Kalisht me të njëjtin emërtim.

HISTORIKU

Kalishti daton që nga mesjeta e hershme përkatësisht në vitin 1300 kurse sipas nji profesor doktorit nga kosova (emri nuk i dihet) e ka pyetur Rizah Nazifin prej ka je  , jam nga Maqedonia ja kthen Rizahi a je nga Kumanova apo nga Velesi pyet profesori, Rizahi i përgjigjet jam nga Gostivari jetën në fshat apo në Qytet pyet Profesori, Rizahi i përgjigjet jam nga Fshati KALISHT.

Ti nuk qenke nga Maqedonia por qenke nga iliria i përgjigjet profesori, konkretisht ti qenke prej Zvicrës së parë vazhdon profesori pyet Rozahi më falni profesor si nga Zvicra e parë? Po thot profesori kur ka qen pollogu liqen Ballkani ka ruajtur Kapitalin në Fshatin KALISHT edhe ka shum të dhëna tjera që egzistojn nga kjo gojëdhënë .

Dëshmita kur është zhvilluar dialogu mes Profesorit dhe Rizahit ka qen i ndjeri Misim Fidani dhe nji inspektor i policis së Prishtinës që sot gjendet në Danimark Mehdi Salihi , ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase përmendet manastiri i kishës së Shën Gjergjit të këtij fshati, ndërsa në historiografinë e Perandorisë osmane haset në vitin 1455 me 26 shtëpi, dhe në defterin nr. IV të osmanlinjve të vitit 1968 po me 26 shtëpi si dhe në vitin 1470 po në të njëjtat burime është e shënuar ndër të tjera vendi i quajtur “GURI I GJATË” që edhe sot e këtë ditë haset në kalisht me të njëjtin emërtim.

Po ashtu Kalishti në dokumentet e perandorisë osmane të shekullit të XV dhe të XVI haset me sa vijon; KALISHT-fshat i krishter me kombësi Shqiptare në jugperëndim të Tetovës në nahijën e Kallkandeles. Më 1452/53 ka patur 26 familje dhe 2 të pa martuar; më 1467/68 ka patur 26 familje dhe 2 të pa martuar; më 1544/45 kanë jetuar 15 familje dhe 1 i pa martuar, ndërsa për herë të parë haset 1 familje i konfesionit islam dhe më 1568/69 numrin i familjeve është zvogëluar në 5 familje dhe 2 të pa martuar.

Prej vitit 1996 graviton në Komunën e Negotinës së Pollogut apo tani Komuna e Vrapçishtit , ka mbi 150 shtëpi e mbi 1000 banorë të regjistruar nga regjistrimi i fundit . Kufizohet në lindje me Negotinën e Pollogut, në veriperëqndim me Gjergjuvishtin në perëndim me Llomnicën dhe në jug me Pozharanin, / gjithashtu afër fshatit Pozharan përmendet fshati i lashtë Katranjë i cili është zhduk, kurse në deftrerët osman të shekullit XV haset me emrin KATRANICA dhe atë më 1461 ose 1462. Në këtë fshat dikur ka patur edhe kishë e cila është shtrirë në veri, ndërsa sot janë arat e pozharanasve. Banorët e fundit në Katranjë hasen më 1890 dhe 1900, të cilët kryesisht janë shpërngulur në Pozharan dhe në Tetovë, Kumanovë e më gjerë .

Po ashtu si shumë fshatrat e Luginës së Pollogut me malësitë në rrafshin e dëshmive antropologjike e hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV- si; MARKO ARNAUT (ky mbiemër dëshmon edhe për përkatësinë kombëtare-shqiptare ashtu siç na kanë quajtur osmanlinjtë edhe pse është në cilësinë e kryeparit dhe kryfamiljarit)-fsh. Kalisht TD III 99, MILLADIN, b. PROGONIT, fsh. Kalisht TD 329, viti 1467/68 si dhe shumë e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat kodrino-malor.

INFRASTRUKTURA

Edhe pse është fshat malësie ka të vetmen rrugë kryesore që lidhet me Negotinën. Rruga në fjalë është shtruar me asfalt në vitin 1991/92 në gjatësi prej mbi 2.5 km. që ka kushtuar mbi 55 mijë euro ku përpos kalishtasve kanë participuar edhe banorët të cilët janë shpërngulur nga ky fshat që janë të vendosur si në Gostivar, Debresht, Vrapçisht, Gradec Negotinë, Kamjan, Reçicë të Vogël, Tetovë, Trebosh, Radushë etj. edhe pse ka së paku 10 familje të shpërngulura në Turqi që siç thonë se dy fshatra më shumë se sa vetë sot Kalishti, janë shpërngulur. Plaku i urtë Jahja Emruli me bujari malësori më njoftoi për aktivitetet e ndryshme që siç më rrëfeu se në vitin 2000 me vetëkontribut kanë shtruar rrugën e vetme të fshatit ku kanë participuar nga 3 euro në person dhe atë prej hyrjes së fshatit ku gjendet shkolla fillore e deri te përroi në gjatësi prej 1 km. ky projekt ka kushtuar mbi 30 mijë euro.
Fshati është ngritur në gjysmë kurorë nga malet dhe kodrat e Sharrit e pjesa më vitale në rrafshnaltat apo pjesët e cila i ndanë përroi i fshatit që e quajnë MAVREJCË, edhe pse dekadën e fundit janë ndërtuar mbi 30 shtëpi të reja. Siç kuptova nga Riza Nazifi aktivist i këtij fshati se prej vitit 1990 uji për pije si çështje jetike nuk e kanë kokëçarje serioze edhe pse e kanë hartuar projektin i cili u ka kushtuar 1500 euro për marrjen e ujit prej vendit të quajtur “BURIMI”, por asgjë deri më sot nuk është realizuar që malësorët gjenden kush si mundet për nevojat elementare. Ndriçimi publik nuk është në gjendje të mirë dhe se kërkojnë të sanohet. Në rrafshin e elektrifikimit ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike kanë nevojë dhe kërkesat e zhvillimit teknologjik-familjar kërkojnë investime të reja dhe se kanë shpresë se edhe këtë çështja do ta kalojnë.

Por, përkujtojnë aktivistin e pashoq të ndjerin Misim Mehmeti, i cili në vitin 1962 së bashku me kalishtasit dhe organet përkatëse instaluan rrjetin e rrymës elektrike, në vitin 1990 kanë instaluar rrjetin tokësor të telefonave. Kanë një shitore dhe dy çajtore. Blegtoria gjallëron thuajse me karakter simbolik ka reth 300 dele , edhe pse dikur ka qenë veprimtari themelore e malësorëve ku përmendin me mburrje Rahman Qehajën, i cili nga pushtetit komunist internohet në burgun famëkeq të Idrizovës ndërsa pasurinë ia uzurpojnë në shenjë hakmarrjeje ngase ka ndihmuar tërë fshatin thuajse në të gjitha segmentet.

Është karakteristike se kanë shumë kullota e livadhe, por ankohen se edhe ato pak kultura bujqësore që i mbjellin ua dëmtojnë derrat e egër. Mërgim është plagë e hapur ngase ka në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore e në veçanti në Itali, që vërtet japin kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte konkrete në të mirë të vet fshatit.

Por, është për të përmendur se shumë familje jetojnë vetëm nga ndihmat sociale të cilave kohën e fundit u bëhen padrejtësi me rregullat e reja që edhe e redukton numrin e familjeve që marrin ndihma. Ky fshat tani më ka të ndërtuar rrugën afro 8 kilometra që lidh fshatin me kullotat malore po ashtu edhe ambulancën e cila i përmbush standardet, mjeku i cili kujdeset për shëndetin dhe ndihmën e parë të njerëzve të këtij fshati quhet Hetem Sejfuli

FEJA, SHKOLLA DHE SHKOLLIMI

Kalishti ka xhaminë e cila është rindërtuar më 18 Gusht 2009 ndërsa sot është imam Xhelil iljazi , por përmendin veprimtarinë e Hafiz Selim Kalishtit i cili pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ka ndihmuar e ndikuar në shkollimin dhe ka penguar shpërnguljen e malësorëve për në Turqi. Në këtë fshat ka ekzistuar shkollë që më herët, por siç se objekti është ndërtuar në vitin 1974/75, ndërsa sot funksionon shkolla fillore territoriale “Naim Frashëri” ku mësimin e ndjekin mbi 100 nxënës në 8 paralele. Shkollimin e mesëm e ndjekin mbi 30 nxënës si dhe kanë mbi 10 studentë në Universitete. Përmenden mësuesit e parë në këtë fshat si Emburlla Vranjovci i cili ka qenë i dënuar politik në Goli Otok për shkak të veprimtarisë kombëtare si intelektual i asaj kohe, Jusuf Piroku, Nebi Raveni, Milaim Gradeci, etj. ndërsa nga Kalishti janë mësuesi Avdil Hajrullai, Sali Kamberi, i ndjeri Mevlan Mahmuti Avdirahim Tahiri, i ndjeri Kasam Avziu, i ndjeri Afet Mehmeti, Dashmir Ramadani, Gazmend Memedi etj.

MBURRJA E KALISHTASVE

Në rrafshin e çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me nam, malësorët mburren me trimëritë e burrave të pushkës për çështjen kombëtare duke filluar që nga sundimi i Perandorisë osmane ku përkujtojnë Daut Idrizi, i cili ka qenë deputet i asaj kohe si dhe mbi 25 vjet krypari i Kalishtit, gjithashtu përkujtojnë Selam Zendelin i cili ka qenë ushtar në Jemenin e largët që me vete ka sjellë flamurin e luftës që sipas zakoneve të malësisë e kanë përdorur nëpër dasma, por pas vitit 1945 këtë zakon ua kanë ndaluar komunistët, po ashtu përmendin ushtarët e Jemenit Faik Nesimin dhe Ismail Zendelin.

Në luftërat ballkanike përmendin krimet e serbit të parë vrasin 40 burra të pafajshëm që si krim ende mbetet i pandriçuar në histori edhe pse sot vendi i varrezave të reja është dëshmi e vetme që përkujtohen viktimat e Kalishtit, ndërsa në Luftën e Dytë Botërore më saktësisht më 11.02.1945 ku një zullumqar çetnik serb me emrin Mile nga Uzhica është likuiduar nga dora e trimit siç i thonë Loki i Llakavicës, për vrasjen e zullumqarit, okupuesit serb kalishtasit paguajnë çmim të lartë ku u digjet lagja e tërë e Manallarëve në shenjë hakmarrjeje duke e kërkuar Lokin e Llakavicë në shenjë hakmarrjeje tubojnë tërë fshatin në xhami dhe në oborr e ekzekutojnë Kamber Jonuzin si dhe një fëmijë 7 vjeçar Xhemali Beqiri nga tmerri i i zullumqarëve vdes nga frika, ku deri në ndërtimin e xhamisë i kanë pasur varret para xhamisë, ndërsa burrat e fshatit i internojnë në Gostivar ku qëndrojnë tri ditë nën mundimet dhe maltretimet e partizanëve, por falë Sali Lisit nga Dobridolli i cili ka qenë nip nga Kalishti intervenon e i shpëton malësorët nga ekzekutimi.

Kalishti ka sinonimin e mburrjes së çështjes kombëtare që kanë luftuar për idealin e kauzës kombëtare në Ballin Kombëtar krah për krah me komandantin legjendar Xhemë Simnicë-Gostivarin, si Xhelë Sinani-Kalishti që bashkë me prindin Hajrullahun dhe dy vëllezërit e tij Avdil dhe Hisen Kalishti të cilët janë shpërngulur në vitin 1948 në Turqi, gjithashtu malësorët përkujtojnë edhe shumë të tjerë ku përmenden Shahin Jusufin dhe Rustan Mehmetin. Ndërsa gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë përmendet se në vitet 1945/46 dhe 47 internohen 4 familje në Idrizovë në shenjë hakmarrëse për përkrahjen që u është dhënë Ballit Kombëtar për të cilën pësojnë familjarët e Rahman Qehasë, të cilin e pushkatojnë në vitin 1951 apo 1952 në burgun famëkeq të Idrizovës me urdhër të “Cërna rukës” dhe “Bella rukës” së Beogradit, dhe se edhe sot nuk dihet se ku i prehen eshtrat këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare, ndërsa me nderime e përkujtojnë të ndjerin prof. Abdullah Kalishti që ka qenë i burgosur e i dënuar për veprimtari kombëtare edhe në burgun famëkeq Koli Otok, kurse ish deputetin e popullit Hyseinxhevat Kalishtin e nderojnë si trashëgimtar i veprimtarisë atdhetarëve të malësorëve trima.

TË DHËNAT E FAMILJEVE DHE VENDEMËRTIMET

Fshati ndahet në katër lagje; Lagja e Livadheve, Metollarëve, Feratallarëve (Hasjane) dhe Monallarëve. Emrat (llagapet që ende i ruajnë me xhelozi) e familjeve si; FERATOLLARËT (HASI), MEMOLLARËT (MEMA) REÇI, AMATALLARËT, CEMALLARËT (CEMA), UKALLARËT (UKA), ZIZOLLARËT, LLAHORE (u thonë për shkak se një pjesëtar i kësaj familjeje ka marrë pjesë në luftë në Pakistan në qytetin e quajtur Llahor, janë pjesëtarë të familjes Monollarë etj.

Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vendemërtimet në kodra-male-fusha; Kuçibabë (bjeshkë e fsh. Kalisht), Linishta, Livadhtem, Uji i zi, Kroi i Sulumçeshmës, Kroi i Sulës, Kroi i Petres (gjendet në mes të fshatit ku ndahet nga përroi), Guri i Gjatë (që përmendet në vitin 1470 në dokumentet e osmanlinjve), Cer, Gropa e Dënit, Guri i Sokolecit, Ara e Ahmetit, Ormën, Livadh Përroe, Ligata e Rahës, Kisha e Madhe (që përkon me manastiret e mesjetës edhe pse nuk janë të ndriçuara ngase është edhe Kisha e Vogël, por nuk dihet për emrat e tyre), Varret e Memës (gjenden te shkolla e sotme ku më parë ka qenë mejtepi i Kalishtit), Vorret e Vjetra (gjenden në hyrje të Kalishtit), Vorret e Reja ( ku janë të varrosur 40 burrat e vrarë nga serbi i parë 1912/14), Mavrejcë (përroi i cili e ndanë fshatin në mes), Llofkat e Memollarve, Kroi i Haxhi Sabrisë, Kroi i Salës, Kroi i Araoshës (arushës), Guri i Shipes, Guri i Sokolecit (Sokol Lecit që në popull haset gojëdhëna e vetëflijimit ngase ka qenë i dashuruar në një vajzë të cilën nuk ka mund ta marrë, dhe se popullata e këtij rajoni e më gjerë në këtë gur kryejnë rituale të ndyshme për të patur fat e të ngjashme kjo ngjarje është mjaftë e hershme saqë dëshmon vetë emri SOKOL LECI- dorëshrim “Takimi me shekujt”-Ismet J.KROSI-1993) e etj.

 

Gojëdhëna nga: idriz Zulfi Hajrullahu

Riza Nazifi

Dhe disa fakte të marë nëpër dokumente si dhe në Gazetën e vjetër FAKTI

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Janar 9, 2018 15:26

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE