Fshati Kiçinicë, fshati i ortodoksëve shqiptar

Fshati Kiçinicë, fshati i ortodoksëve shqiptar

Ky fashat gjendet në grupin e fshatrave që quhet Rekë e Epërme. Fshati është i vendosur në një fushlartë që duket si parajsë me burime të ftohta, pyll të gjelbër i mbushur me plot lule. Ky fshat u bë i njohur për opinionin e gjerë gjatë 5 viteve të fundit, për shkak se në këtë fshat ka lindur dhe jeton Branko Manojllovski, shqiptari ortodoks i cili pas një golgote gati shekullore publikisht pranoi që ai dhe të parët e tij kanë historikisht kanë qenë shqiptar, por që regjimi i kohës i asimiloi dhunshëm me qëllim për të fshehur gjurmët e së kaluarës së Rekës së Epërme

Driton ZENKU

Në rrëzë të malit Bistra në afërsi të fshatit Mavrovë, Niçiforovë dhe Levnovë, 3 kilometra afër liqenit të Mavrovës, gjendet fshati Kiçinicë. Ky fshat u bë i njohur për opinionin e gjerë gjatë 5 viteve të fundit, për shkak se në këtë fshat ka lindur dhe jeton Branko Manojllovski, shqiptari ortodoks i cili pas një golgote gati shekullore publikisht pranoi që ai dhe të parët e tij kanë historikisht kanë qenë shqiptar, por që regjimi i kohës i asimiloi dhunshëm me qëllim për të fshehur gjurmët e së kaluarës së Rekës së Epërme.

Ky fashat gjendet në grupin e fshatrave që quhet Rekë e Epërme. Fshati është i vendosur në një fushlartë që duket si parajsë me burime të ftohta, pyll të gjelbër i mbushur me plot lule. Horizonti përreth fshatit e bënë fshatin si një fole shqiponje. Rreth shtëpive ka livadhe, arra, burime të ftohta dhe plot pyje me dru dushku, ahu dhe pishe.

“Ndërsa sot kanë mbijë ferra dhe fshati pothuajse është pyllëzuar. Fshati Kiçinicë është boshatisur disa herë. Rreth shekullit 13 fshati ka qenë nga ana e Vërbenit, mbi lumen Radikë, nën një shkëmbin që quhet “guri i Kiçinicës”. Ajo, realisht është në anën e djathtë kur shkon për në Dibër. Fshatarët gjatë perandorisë Otomane kanë punuar si “doganierë” dhe i kanë kontrolluar kalimtarët që kanë shkuar për në Dibër apo që janë kthyer nga Dibra. Pas një kohe të caktuar kah shekulli i 14, fshati përnjëherë është shpërngulur dhe në arkivat turke nuk është evidentuar si fshat”, shprehet Manojllovski duke rrëfyer për fshatin e tij të lindjes. Ato kohë, fshatarët nga Guri i Kiçinicës janë shpërngulur në anën e majtë të lumit Radikë, përballë fshatit të tyre, të cilin e kanë quajtur Kiçinica Pjakë dhe pushteti otoman për plotë 40 vite nuk e ka ditur se ku janë shpërngulur këto banorë.

“Kiçinica Pjakë edhe sot e kësaj dite ka Kishë e cila përgjysmë është e shembur, ndërsa gjysma tjetër akoma ka ikona të vizatuara në mure që lehtë
mund të shikohen. Rreth kishës ka një numër të madh të vareve që edhe sot vërehen, ndërsa në disa vare që janë pranë kishës akoma ju qëndron kryqi që është i punuar nga guri i bigorrit. Unë personalisht kamë tentuar t’i numëroj varet dhe gurët e mbi vareve, dhe kam numëruar 48 varre”, shton Manojllovski.

Në vitin 1945 kur hapej kanali i Beliçicës, kanali kalonte përmes vareve. Më kujtohet si fëmijë, shton Manojllovski, kur flitnin se kanë nxjerrë eshtra nga varet që kanë qenë më të mëdha se eshtrat e njeriut të sotëm. “Poshtë kishës, përafërsisht 500 metra gjendet një shkëmb, ndërsa nën shkëmbin gjendet një hapësirë e krijuar në natyra, si shpellë, dhe në fund të shpellës buron burim shumë i madh dhe i ftoftë. Unë personalisht disa herë mendoja të jetoj në atë shpellë, të izolohem nga jeta e civilizuar, por shkaqet shëndetësore nuk ma mundësuan këtë gjë”, shton ai. Mbi Kishë ka një krua me emrin “kroi i Paçit”.

Ky krua ka ujë shumë të ftohtë dhe në atë krua ka shumë butakë dhe njerëzit i përdornin si barë, i vendosnin nëpër këmbë e tyre dhe ato ua pinin gjakun e keq. Përndryshe në Kiçinicën plakë, kiçinicasit e sotëm i kanë arat dhe livadhet e tyre. Kjo është një dëshmi se paraardhësit e tyre janë shpërngulur në Kiçinicën e sotme. Kur turqit zbuluan Kiçinicën plakë, filluan me maltretimet e tyre dhe paraardhësit u detyruan të shpërngulen në Kiçnicën e sotme. Kur janë vendosur në Kiçeiicën e sotme, kanë gjetur mbetje muresh dhe themelesh të shtëpive që kanë ekzistuar para se këto të vendosen aty, por vendi ka qenë i pabanuar. “Atë vend e kanë quajtur “shpijat e poshtme”.

Në qendër të atij vendbanimi ka një burim që është quajtur “ajazma”. Ajo realisht ka qenë një kishë e vogël për atë fshat. Nëse gërmon në vazhdim të atij burimi gjenden monedha të vjetra disa qindra vjeçare.

Njerëzit kur i janë lutur Zotit kanë lënë disa monedha metalike për fatin dhe shëndetin e tyre. Unë kamë bërë gërmime në atë vend, gërmova përreth burimit dhe hasa në themelet e kishës. Andaj edhe them se aty ka pasur Kishë. Ky vendbanim është shtrirë që nga “te mullini” deri tek “mbreg trkoit Demirit”, shton Manojllovski. Në atë vend ka pasur rreth 50 shtëpi. Po çka ka ndodhur me banorët e këtij fshati ? “Kam dëgjuar nga më të vjetrit se nga fshati një djalosh ka shkuar ushtar në Angli, e në atë kohë, rreth vitit 1349, nga murtaja e zezë kanë vdekur mbi 1/3 e Anglisë. Ky ushtar është kthyer në pushim nga ushtria dhe me veti ka bartur sëmundjen ngjitëse “murtajën e zezë” dhe për një kohë të shkurtë banorët e tërë fshatit kanë vdekur.

Në atë kohë edhe shumë fshatra të Rekës së Epërme janë sëmurë nga sëmundja e njëjtë, numri i madh i banorëve kanë vdekur ndërsa një pjesë e tyre nga frika i kanë braktisur fshatrat e tyre dhe janë vendosur në vende të reja siç janë fshatrat mbi “Malin e thatë” (Karita, Sallareva) e deri tek

fshatrat e Prilepit (Jabullçishtja e Epërm)”, shprehet Manojllovski. Kiçinica e sotme rreth vitit 1900 ka pasur rreth 50 shtëpi. Por dy zjarre edhe atë në vitet 1903 dhe 1932 shkrumbuan një numër të madh të shtëpive.

Në vitin 1903 janë djegur shtëpitë afër kishës, ku ka qenë edhe shtëpia e priftit Damjan. Në atë pjesë kanë ekzistuar 12 shtëpi, ku edhe sot e kësaj dite mund të gjinden disa gërmadha. “Në vitin 1932 janë djegur 13 shtëpi në vendin e quajtur “mbreg tepërm”.

Aty ka qenë e vendosur një familje e madhe e quajtur “Grobanët” ku edhe sot ekziston kroi që quhet “kroi i Grobanit”. Po ashtu ka shtëpi që gjinden në anën tjetër të fshatit ku vendi quhet “Kilevica” dhe në këtë vend ka pasur 6 shtëpi”, shton ai. Në Kiçinicë ka disa kroje dhe ato janë: kroi i Demirit, kroi i Lekes, kroi i Grobanit, Kroi i Oles dhe Kroji i Krajës.

“Fshati që nga lindja ime, që nga viti 1941 e këtej ka pasur 12 shtëpi. Ndërsa sot ka vetëm 5 shtëpi në përdorim, dhe ato përdoren vetëm gjatë stinës së verës. Shtëpitë tjera janë rrënuar dhe kanë mbirë dru dhe është vështirë të hetohet se në atë vend kanë ekzistuar shtëpi”, shton Manojllovski.

Ndër fshat ka një vend quhet “te mullini” që nënkupton se ndonjë kohë ka pas mulli në fshat. “Edhe prindërit e mi nuk e mbanin mend atë mulli. Në vitin 1950 tek transformatori elektrik i sotëm ishte një shtëpi që quheshe “te stani”.

Në atë shtëpi flinin barinjtë dhe loparët e fshatit”, vijon Manojllovski. Për ndërtimin, pamjen dhe formën e shtëpive shkruam më lartë kur flitnim për
Rekën e Epërme. Në fshatin Kiçinicë ekziston kishë me emrin “Shën Nikolla”. Kjo kishë është në gjendje shumë të mirë edhe sot e kësaj dite. Ka mure përreth kishës. Në brendësi të murit, përreth kishës ka vare. Afër kishës ka disa vare që i quajmë “voret e Reçes Evës”.

Në fshat mbahet mend se ka ekzistuar shkollë deri në vitin 1953. Pas ekzistimit të shkurtër të shkollës, ajo u mbyllë, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të nxënësve. Pjesë e madhe e banorëve të Kiçinicës ishin në kurbet në Turqi, Rumuni dhe Bullgari. Që kur ka ekzistuar fshati Kiçinicë, aty është folur në gjuhën shqipe, ashtu si në të gjitha fshatrat e Rekës së Epërme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 24, 2018 11:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA