Ftesa nga NATO, Maksuti: Vazhdojmë të punojmë për reformat

Ftesa nga NATO, Maksuti: Vazhdojmë të punojmë për reformat

Zëvendësministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti, thotë se sektori i mbrojtjes në fakt është bërë pjesë e NATO-s edhe para marrjes së ftesës për anëtarësim. Sipas tij, edhe pse tashmë hapet një faqe e re në marrëdhëniet me Aleancën, ARM është pjesë e saj me pjesëmarrjen tashmë aktive në misionet paqësore, trajnimet dhe ushtrimet e NATO-s.

Në një prononcim ekskluziv për TVM2, Maksuti thotë se Ministria e Mbrojtjes ka punuar mjaft, sidomos vitin e fundit në drejtim të plotësimit të të gjitha kritereve dhe kërkesave të Aleancës.

“Në këtë drejtim kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë në rritjen e standardit të ushtarëve. Vitin e kaluar patëm rritje të pagave, patëm lëshim të një benificioni që nuk është dhënë me vite në Ministrinë e Mbrojtjes për të gjithë pjesëtarët që kanë kaluar 15 vite në Armatë dhe sigurisht që vazhdojmë me reforma plotësisht të orientuara, që të njëjtat t’i plotësojmë në kohë sa më shpejt të mundshme”,- tha zëvendësministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti.

MAKSUTI: PËRFAQËSIM DINJITOZ TË SHQIPTARËVE NË ARM

Një nga çështjet kruciale është përfaqësimi i drejtë dhe adekuatë i të gjitha komuniteteve në suaza të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, thotë Maskuti. Ai thotë se po punohet konkretisht për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në ARM.

“Ne kemi adoptuar një strukturë të re të forcave të cilat planifikojmë që nga viti i ardhshëm të fillojnë me punë dhe sigurisht që kjo strukturë e re do të përfaqësojë më denjësisht dhe shqiptarët jo vetëm në pozita horizontale por dhe pozita vertikale. Besoj që klimë e re dhe politikë e re e kësaj qeverie është që të ndalet njëherë dhe përgjithmonë ajo që ka qenë politikë e dëmtuar në këtë drejtim dhe që në njëfarë forme dikush tjetër ka urdhëruar se kush duhet avancohet dhe kush duhet ecur para në karrierë. Besoj që ka ardhur një kohë e re”,- theksoi zëvendësministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti.

Zëvendësministri Maksuti u apelon ndërkohë të rinjve shqiptarë që të kyçet në Armatë. Në konkursin e ardhshëm për kadetë ai fton për pjesëmarrje sa më të madhe, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhen më të mirët. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:15
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...