Ftesa për NATO, Osmani- Shekerinska: Një kapitull u mbyll, unitet për të kryer detyrat

Ftesa për NATO, Osmani- Shekerinska: Një kapitull u mbyll, unitet për të kryer detyrat

Zyrtarët më të lartë qeveritarë, përgjegjës për integrimet euroatlantike, vlerësojnë se me marrjen e ftesës për anëtarësim Maqedonia hap perspektiva të reja, garanton sigurinë dhe krijon mundësi për rritjen e standardit jetësor.

“Sot shënojmë mbylljen e një kapitulli të zhvillimit shtetëror dhe shoqëror të vendit dhe po hapim një kapitull krejtësisht të ri. Kapitull të perspektivës së anëtarësimit në NATO dhe në BE, që do të mundësojë siguri dhe stabilitet për vendin në dekadat e ardhshme. Kjo nënkupton siguri dhe paqe të qëndrueshme për vendin dhe rajonin, investime të huaja, vende të reja të punës, nënkupton paga dhe standard më të lartë”,- tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Marrja e ftesës nuk është synim në vete, thotë ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Qëllimi final është anëtarësimi dhe për këtë duhet kryer me sukses detyrat e shtëpisë, tha Shekerinska në prag të takimit të Këshillit të NATO-s.

“Qëllimi ynë nuk është që të marrim ftesë. Qëllimi ynë është që sa më shpejtë të bëhemi anëtare e NATO-s. Për këtë, shumë me rëndësi do të jenë proceset vendore, referendumi, procedura parlamentare. Jam e bindur se të gjithë ne qytetarët e RM-së që paguam çmim të lartë për lëshimin e shansit në 2008-n do të unifikohemi, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike. Dhe, nuk do të lejojmë që Maqedonia të përsëris gabimin e para 10 viteve”,- tha ministri i mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Aleanca e fton Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të fillojë bisedimet për anëtarësim.”

Ky është formulimi për të cilin askush nga shtetet anëtare nuk ka paraqit kundërshtim. Prandaj, koordinatori nacional për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, thotë se që nesër do të fillojë krijimi i ekipeve që do të bisedojnë me ekspertët e NATO-s për çështje politike dhe ushtarake teknike, në Bruksel.

“Obligimi kryesor dihet, Marrëveshja e Prespës është detyra e jonë e shtëpisë dhe të gjitha subjektet politike me relevancë, posaçërisht këta që janë në parlament duhet të jenë në nivel e detyrës historike pasi, sipas bindjes time, referendumi që na pret në vjeshtë është i rangut të referendumit për pavarësi, në nivel të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ose një nga tre shtyllat mbi të cilat ky shtet ka mbijetuar dhe do të vazhdojë të mbijetojë nëse jemi të mençur mjaftueshëm”,- theksoi koordinatori nacional për integrim në NATO, Stevo Pendarovski.

Veç zbatimit të Marrëveshjes, sipas Pendarovskit, NATO-ja do t’i japë Maqedonisë plan me disa pika për të cilat vendi do të duhet të deklarohet në formën e një programi vjetor për anëtarësim, i njohur si “mini map”, i cili do të duhet të zbatohet në kuartale, përkatësisht për tre ose gjashtë muaj. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 19:18

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
-1°
1°
Thu
2°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE