Fundjava strugane e rezervuar për Manifestimin “Vjeshta strugane e muzikës”

Fundjava strugane e rezervuar për Manifestimin “Vjeshta strugane e muzikës”

“Muzika dhe individi” është tema e edicionit të sivjetmë të 42-të të “Vjeshtës strugane të muzikës” i cili do të mbahet prej sot deri më 10 shtator në Strugë.

Të ftuar janë autorë krijimet e të cilëve do të përqendrohen në veprimin e individëve të cilët kanë kryer ndikime të caktuara në aspekte të ndryshme të cilët e prekin artin muzikor, me këtë rast duke mos u kufizuar vetëm në krijimit progresive dhe pozitive, por edhe në ndikimet negative. Siç çdo vit, në kuadër të konferencës do të shënohen jubiletë e artistëve të Maqedonisë edhe atë: 80 vjet nga lindja e kompozitorëve Bllagoj Canev dhe Sotir Golabovski dhe të shkrimtarit muzikor Jepica Todorçevska, 90 vjet nga lindja dhe 10 vjet nga vdekja e kompozitorit dhe muzikologut Dragosllav Ortakov, 70 vjet nga lindja e kompozitorit Ilija Pejovski dhe 60 vjet nga lindja e muzikologut Merko Kolovski. Organizator i manifestimit është Lidhja e kompozitorëve të Maqedonisë – SOKOM, ndërsa selektues këtë vit janë dr.Mirjana Pavllovska-Shulajkovska dhe mr.Eleni Novakovska.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Shtator 8, 2017 17:53

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°