Fury: Amerika po dashurohet në mua, së shpejti kampion

Fury: Amerika po dashurohet në mua, së shpejti kampion

Boksieri britanik Tyson Fury do të rikthehet në ring më 14 shtator, ku do të dublojë ndaj suedezit Otto Wallin në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën e rëndë.

Kjo sfidë do të jetë një përgatitore për ish-kampionin e botës, që synon të përballet sërish me kampionin aktual të peshës së rëndë Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC). Sfida e parë mes Wilderit dhe Furyt, zhvilluar në dhjetor të 2018-s në Los Anxhelos, u mbyll baras. Ndaj, Fury shpreson që në revanshin ndaj amerikanit të mos gabojë sërish.

“Nuk do ta përsëris gabimin e herës së fundit. E di mirë se nëse më duhet të shpallem sërish kampion bote, duhet ta fitoj këtë duel ndaj Wilderit me KO”, ka thënë Fury. Duke folur për duelin ndaj suedezit Wallin, boksieri britanik shprehet se ka nisur prej kohësh përgatitjet dhe se së shpejti do të jetë në Amerikë. “Kam dueluar në Los Anxhelos, Nju Jork dhe tani në Las Vegas. Amerika po dashurohet në mua. Do të triumfoj edhe në këtë shtet, do të tregoj se kush jam. Nuk kam qenë kurrë më në formë se sot”, ka deklaruar Fury.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 21:05

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.