Gadaf Memedi nga UT, studenti i parë me aftësi ndryshe që merr pjesë në…

Gadaf Memedi nga UT, studenti i parë me aftësi ndryshe që merr pjesë në…

Studenti i UT-së, Gadaf Memedi, studenti i parë me aftësi ndryshe që merr pjesë në programin Erasmus +. Gadaf Memedi nga programi studimor Gjuhë dhe letërsi gjermane, i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, në kuadër të programit Erasmus + për dy semestra do t’i ndjek studimet në Philipps-Universitat Marburg, të Gjermanisë, transmeton flaka.info

“Studenti i Universitetit tonë, Gadaf Memedi është studenti i parë me aftësi ndryshe nga
Maqedonia e Veriut që merr pjesë në një shkëmbim studentor në kuadër të programit Erasmus +.
Para nisjes për një Marburg të Gjermanisë, studentit Gadaf Memedi u shpreh mjaft i kënaqur që
për dy semestra do t’i ndjek studimet në Universitetin e Marburgut”, njoftuan nga UT.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që këtë vit akademik do t’i ndjeki studimet në një universitet të jashtëm. Kjo është diçka e shkëlqyeshme dhe për mua do të jetë një eksperiencë e re, me shumë mundësi për t’u njohur me vende të reja, njerëz të ri, kultura të reja dhe njëkohësisht, përveç studimeve do të kem mundësinë që ta prezantoj edhe Universitetin e Tetovës dhe vendin tonë para të tjerëve”, u shpreh Gadaf Memeti.

Koordinatorja e programit Erasmus + në Universitetin e Tetovës, Shpresa Ademi theksoi se këtë
semestër Universiteti i Tetovës, në kuadër të programeve për mobilitet të studentëve, ka dërguar për
studime jashtë vendit gjithsej 22 studentë nga fakultete të ndryshme të universitetit tonë në universitete
të ndryshme të botës. flaka.info

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 1, 2019 12:37

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.