Ganiu: Do të fillon ndërtimi i tribunës së re në stadiumin e KF Shkupi

Ganiu: Do të fillon ndërtimi i tribunës së re në stadiumin e KF Shkupi

Ishte nder dhe kënaqësi të realizoj takim pune në Komunën e Çairit me përfaqësuesin e lartë të UEFA-së, njëherit edhe udhëheqësin e programit “Hat Trick” z. Tieri Favre, kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut z. Muhamed Sejdini dhe Sekretarin e Federatës z. Filip Popovski për të diskutuar rreth detajeve të projektit për ndërtimin e tribunës së K.F. Shkupi dhe rrjedhën e procesit ndërtimor të saj.

Një takim ku rrallë herë me entuziazëm të madh, larg politikës ditore u bisedua për nevojën e madhe të përmirësimit të kushteve infrastrukturore sportive në një vend si Çairi që jeton dhe frymon për sport e këtë më së miri e dëshmojnë sukseset e vazhdueshme të sportistëve tanë.

Shpreha falënderimin tim të sinqertë ndaj z. Tieri Favre për përkrahjen maksimale dhe që arriti të na ndihmojë këtë projekt ta bëjmë pjesë të Buxhetit të UEFA-së për vitin 2019. Po ashtu shpreha mirënjohje të thellë ndaj udhëheqësisë së Federatës së Futbollit vendor për bashkëpunimin korrekt në suaza të përpilimit dhe ndihmën që do të japin në implementimin e projektit.

Gjatë takimit z. Favre u shpreh: “Ne si UEFA çdoherë do të japim përkrahje këtyre llojeve të projekteve dhe më e rëndësishmja është se pas realizimit të këtij projekti, stadiumi në Çair nuk do të jetë vetëm në shërbim të klubit të saj lokal, por edhe të Kombëtares së Futbollit Vendor.

Kuptuam sa e duan njerëzit këtu futbollin, sa vlerë ka KF Shkupi për ta dhe vendosëm të ndihmojmë në maksimum.” Takimin e përmbyllëm me vizitën që i bëmë stadiumit ku së shpejti do të fillojë puna intenzive.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 22, 2019 13:27

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.