Ganiu paralajmëron palestrën e re sportive në Çair

Ganiu paralajmëron palestrën e re sportive në Çair

Në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” ekipi i angazhuar i punës nga Sektori i Urbanizmit të Komunës së Çairit sot filloi procesin përgatitor të terrenit për ndërtimin e palestrës së re sportive, transmeton MIA.

“Kjo fazë e punës përfshin mënjanimin e themeleve të vjetra në atë zonë, definimin mekanik të sipërfaqes përmes rrafshimit të së njëjtës dhe intervenime të tjera të nevojshme si parakusht për fillimin e procesit më të komplikuar të ndërtimit në afat sa më të shpejtë kohor”, ka informuar në faqen e tij të Fejsbukut, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Si pjesë e projekteve të komunës së Çairit është edhe vendosja e sinjalizim të ri horizontal në rrugën “Ferid Murad”.

Siç citon Ganiu, sinjalizimi rrugor është kushti themelor për komunikacion të sigurt përmes orientimit të pjesëmarrësve për respektimin e ligjit gjatë drejtimit të automjetit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 22, 2019 22:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...