Gara për qiellin, njihuni me ndërtesat më të larta në botë

Gara për qiellin, njihuni me ndërtesat më të larta në botë

Mbi 63 për qind e ndërtesave më të larta në botë janë të vendosura në Azi, duke e bërë rajonin, udhëheqës global në `arritjen e qiellit`, sipas të dhënave nga “Council on Tall Buildings and Urban Habitat”.

Rajonet lindore duket se janë bërë shtëpi për më shumë se 3.600 ndërtesa të larta, sipas raportit që është përqendruar në strukturat që tejkalojnë 150 metra.

Të dhënat tregojnë se Kina qëndron në vend të parë me 2.306 rrokaqiej që janë 150 metra ose më të larta. Kina së shpejti do të mburret që ka më shumë ndërtesa më të larta se 300 metra se çdo vend tjetër.

Sa i përket numrit absolut të rrokaqiejve, Azia është shumë larg nga Amerika e Veriut, me Shtetet e Bashkuara që dominojnë rajonin me gjithsej 943 gjigantë. Më shumë se 78 përqind e atyre rrokaqiejve janë më të larta se 150 metra, 19 për qind tejkalojnë 200 metra dhe ndërtesat e mbetura janë mbi 300 metra lartësi, transmeton oranews.

Autorët e hulumtimit theksojnë se i gjithë kontinenti i Amerikës së Veriut përfshin vetëm dy vende, ndërsa Azia përfshin 18 vende.

Kina dhe SHBA janë shumë më përpara vendeve të tjera, kur bëhet fjalë për numrin e ndërtesave të larta. Megjithatë, më të lartat janë të vendosura në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku 7.2 për qind e super-strukturave tejkalojnë 300 metra.

Në 828 metra, Burj Khalifa e Dubait është aktualisht ndërtesa më e lartë në botë.

Kina mburret me rrokaqiellin e dytë më të madh – Kulla e Shangait në Shangai e cila është 632 metra e gjatë.

Kullat Abraj Al-Bait në Mekë, Arabia Saudite është kulla e tretë më e lartë në 601 metra, pasuar nga Qendra Financiare Ping An, e cila gjendet në Shenzhen të Kinës.

 

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 3, 2018 22:55

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE