Gashi: Haradinaj do ta ketë të vështirë, ka pak deputetë

Gashi: Haradinaj do ta ketë të vështirë, ka pak deputetë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se qeverisja e Ramush Haradinajt do ta ketë të vështirë jetën për shkak të numrave të pakët.

Ai, në Zona B të Klan Kosovës, ka deklaruar se nëse opozita mban pozicion si deri tani, mazhoranca do a ketë të vështirë, ndërsa ka theksuar se në vend duhet të krijohet tradita që partia e parë të marrë drejtimin e qeverisë.

“Do të jetë shumë e vështirë që një qeveri që ka mbështetjen e 61 apo 62 deputetëve të ecë përpara. Kësaj radhe opozita është shumë e fortë. Duhet që në Kuvendin e Kosovës megjithatë të krijohet një gjendje e vullnetit pozitiv dhe e veprimeve korrekte politike. Por normalisht që do të jetë e vështirë që kjo qeverisje të funksionojë”.

“Mendoj se duhet të hyjmë në një fazë tjetër të politikbërjes, kur partia e parë që merr më shumë vota duhet të ketë kryeministrin. Nuk mund të vazhdohet me idenë që lojërat politike të sigurojnë postin e kryeministrit, apo plot poste tjera”.

“Kur flasim për zhvillim rajonal – cka është rajoni në Kosovë? Në Kosovë nuk ka rajone. Ka një tendencë të komunitetit serb për këtë gjë, por jo dicka tjetër”.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 12, 2017 23:54

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°