Gazeta Express dhe T7 me seli edhe në Shkup

Gazeta Express dhe T7 me seli edhe në Shkup

Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, i cili është edhe themelues dhe pronar i Gazeta Expres dhe Televizionit T7 në Kosovë, sot ka qënë i pranishëm në Shkup.

Arsyeja e ardhjes së tij ka qënë hapja e zyrave të T7 dhe Expres edhe në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalimit para të pranishmëve, Buzhala ka thënë se gazetaria në Kosovë ka qënë e lidhur ngushtë me atë në Maqedoni sepse sipas tij, një grup gazetarësh e publicistesh eminentë nga Maqedonia kanë qënë ndikuesit më të mëdhenj të gazetarisë në Kosovë. Ndër to, Buzhala i përmendi Arbën Xhaferin dhe Blerim Rekën.

Ndërkohë, pas fjalimit në manifestimin e sotëm, ku të pranishëm kanë qënë personazhe të njohura të jetës publike, politikanë, gazetarë, aktorë, analistë, biznesmenë e të ngjajshëm, Buzhala ka ndarë kohe edhe për fotografi me mysafirët.

Drejtor i Gazeta Expres në Shkup do të jetë gazetari Besian Leka, i cili para pak ditësh njoftoi se ka përfunduar misionin e tij në Televizionin Alsat, ndërsa para saj ka qënë me punë edhe në TV 21.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 20:49

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA