Gazetarëve bullgar i ndalohet hyrja në Maqedoni

Gazetarëve bullgar i ndalohet hyrja në Maqedoni

Gazetarëve bullgar iu është ndaluar hyrja në Maqedoni. Bëhet fjalë për tre gazetar të 24 Casa, 168 Casa dhe Bullgaria Sot.Ata kanë arritur në vendkalimin kufitar në Dellcevë ditën e enjte rreth orës 19.

“Pas kontrollimit të dokumenteve personale për të cilat nuk kishte dyshim se janë valide, gazetarët u lutën që ta parkojnë veturën anash dhe të presin. Gjatë kontrollit në veturë, policët kanë parë fotoaparat dhe llaptop dhe menjëherë pyetën për qëllimin e vizitës në Maqedoni. Në përgjigjen se kolegët janë gazetar, polici kufitar ka prerë:’Duhet leje nga ambasada’”.

Pas konsultimeve të gjata me kolegët e tij, tek gazetarët ka arritur një polic tjetër që ka sqaruar se duhet leje nga ministria e punëve të jashtme e Maqedonisë. Polici tretë ka kërkuar dokument nga ministria e shoqërisë informative. Në pyetjen nëse është e mundshme që një kërkesë e tillë të çohet me email, përgjigja ka qenë jo.

Kolegët nuk u lejuan që të futen në Maqedoni as si qytetar të thjeshtë bullgar, pa marr parasysh se çfarë profesioni kanë.

Përderisa gazetarët kanë pritur, një polic tjetër ka thënë se kanë gabuar që kanë thënë se janë gazetar e jo turist.

Pas pritjes prej më shumë se 2 orëve, rreth orës 21 e 30 min, gazetarët janë ftuar në ndërtesë për të nënshkruar ndalimin për hyrje në Maqedoni. Nga pala maqedonase, dokumentet janë nënshkruar nga Zoranco Bagevski dhe Kirco Sitnovski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 18, 2016 10:53

REKLAMA