Genti, talenti ri që e mori “vizën” nga Adrian Gaxha për tu ngjitë në skenë | VIDEO

Genti, talenti ri që e mori “vizën” nga Adrian Gaxha për tu ngjitë në skenë | VIDEO

Genti quhet këngëtari i ri me prejardhje nga Gostivari i cili ka lindur dhe jeton në Zvicër. Emri i tij i vërtetë është Gentian Çerkezi. Së fundmi, dëshirën e tij të jetës për tu bërë pjesë e skenës së muzikës shqiptare, e konkretizoi me këngën dhe video klipin e ri “Thirri ndjenjat”, njofton Flaka. 

Së fundmi, Genti ishte i pranishëm dhe performoi në spektaklin e organizuar nga 500 Caffe me këngëtarët MS Kresha, Lyrical Son, Keepman, Gjiko, DJ Delta dhe DJ Konockout. Kënga e tij u mirëprit dhe u duartrokit nga publiku. Praninë në qytetin ku lindi prindi i tij, Flaka e shfrytëzoi për të bërë një intervistë.

Flaka: Genti na thuaj se nga të lindi dëshira që të merresh me muzikë ?

Genti: Që si fëmijë jam marrë me shkrimin e teksteve për këngë. Që nga ajo kohë kam pasur dëshirë që të merrem me muzikë. Kjo ishte ëndrra ime dhe gëzohem që ëndrrën kam filluar ta realizoi. Më pret shumë punë dhe angazhim, por me përkrahjen e familjes dhe miqve besoj se do të ia dal.

Flaka: Genti, pontencuar që jeni marrë me shkrimin e teksteve të këngëve. Së fundmi publikuar këngën dhe video spotin e ri me titull “Thirri ndjenjat”, një video klip që po shikohet dhe klikohet nga publiku shqiptar me të madhe. Tekstin e këngës e shkruat vetë ?

Genti: Tekstin e këngës sime të parë e kam shkruar vet bashkë me një djal të ri dhe të talentuar, Imperialin. Është një djal që jeton në Francë.

Flaka: Kush të ndihmoi në aranzhimin dhe përgatitjen e këngës ?

Genti: Po muzikën dhe realizimin e këngës e kam bërë në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur nga Shkupi, Adrian Gaxha. Pra këngën e përgatita në studion e tij “Big Record’s”.

Flaka: Ganti ku dhe kush u kujdes për përgatitjen e video klipit tënd të parë ?

Genti: Për video klipin tim të parë është kujdesur “Max Production” kurse incizimet janë bërë në Tiranë.

Flaka: Genti, cilat janë planet e juaja për të ardhmen ?

Genti: Aktualisht punoj në përgatitjen e këngës së re. Atë që mund ta them është se tekstin do ta shkruaj përësi vetëm në bashkëpunim me Imperialin.

Flaka: Faleminderit Genti që ndatë kohë të intervistoheni nga Flaka !

Genti: Kënaqësia ishte e imja, Juve dhe lexuesve tuaj shëndet, fat dhe lumturi.

Intervistoi: Driton Zenku | Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 2, 2017 16:34

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°