Gerberih konsideron se Maqedonia duhet të hapë negociata për në BE, për Timonie mbetet e rëndësishme lufta kundër korrupsionit

Gerberih konsideron se Maqedonia duhet të hapë negociata për në BE, për Timonie mbetet e rëndësishme lufta kundër korrupsionit

Ambasadori gjerman në vend Tomas Gerberih sot deklaroi se arsyen për anulimin e fillimit të negociatave nuk e sheh në kandidatet Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por në skepticizmin e zgjerimit. Porosit se vendi duhet t’i vazhdojë reformat, dhe në atë mënyrë t’i bind skeptikët se vendi i tyre është në BE. Ambasadori francez Kristijan Timonie, nga ana e tij, sërish porositi se qeverisja e së drejtës dhe lufta me korrupsionin mbesin prioritet i rëndësishëm.

Gerberih, në fjalim në konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Tranzicioni i sistemeve juridike: 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit”, që mbahet sot dhe nesër në Fakultetin juridik në Shkup”, tha se në Samitin në Selanik në vitin 2003 qartë ishte shprehur perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

“Sot në fillim të nëntorit të vitit 2019,disponimi si duket u ndryshua. Edhe njëherë u anulua fillimi i negociatave për anëtarësim me vendet të cilat më së shumti realizuan, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Arsyet për atë nuk i shoh te të dy vendet, por në skepticizmin e fuqishëm për zgjerim që për momentin është i dukshëm edhe midis qytetarëve të vendeve-anëtare të BE-së. Ajo i detyron liderët të përgjigjen në atë, duke e vendosur në atë mënyrë tërë politikën e zgjerimit në test”, tha Gerberih.

Sipas tij, hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut mbetet çështje thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Tha se Gjermania është veçanërisht e lidhur me Ballkanin Perëndimor në interes politik, ekonomik si dhe social sepse shumë njerëz nga ky rajon jetojnë në Gjermani dhe ajo është nga interesi i përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.

“Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së, ashtu siç e ka bërë gjtihmonë atë. Konsiderojmë në vend t’i intensifikojë reformat, dhe në atë mënyrë t’i bind ata që kishin ende dyshime, se vendi i tyre është në BE. Porositi ambasadori gjerman dhe bëri thirrje të vazhdojë zbatimi i reformave dhe qeverisja e së drejtës.

Ambasadori francez Timonie, nga ana e tij edhe njëherë porositi se qeverisja e së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritet dhe pjesë thelbësore e integrimit të ardhshëm të anëtareve të reja.

Në pyetjen për pritjet e takimit midis presidentit Stevo Pendarovski dhe shefit të shtetit francez Emanuel Makron javën e ardhshme në Paris dhe a do të kontribuojë ajo për dniamikë më të madhe në marrëdhëniet e Maqedonisë me Francën, Timonie nuk donte të komentojë.

“Në gjithçka që është komunikim, rreth asaj vizite zyrtare, megjithatë do t’u referohem në presidencën e Republikës, sepse konsideroj se nuk do të ishte mirësjellje nga ana ime prej përpara të flas për atë”, thotë Timonie.

Konferenca “Tranzicioni i sistemeve juridike: 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit”, shënohet 30 vjetori i rënies së murit të Berlinit, ngjarje që simbolikisht e emëroi fundin e Luftës së ftohtë dhe fillimin e procesit të tranzicionit të sistemeve juridike në vendet post-komuniste.

Në konferencë mbajtën fjalim edhe dekani i Fakultetit Juridik Goran Koevski, rektori i Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, Nikolla Jankullovski, si dhe prof. dr. Otmar Seul nga Universiteti Paris X – Nanter, Francë dhe prof. dr. Tomas Gigerih, Europa Institut, Universiteti Sarland, Gjermani. .

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA