Gjashtë produksione shqiptare fituese

Gjashtë produksione shqiptare fituese

Gjashtë projekte filmike shqiptare janë mbështetur nga Agjencia e Filmit në afatin e parë të konkursit për financimin e produksioneve filmike në kategoritë e filmit artistik, dokumentar dhe të animuar. Projekti më i shtrenjtë prej tyre është filmi dokumentar debutues me metrazh të gjatë, “I fshehuri”, me regji nga Arsim Fazlija (produksioni Sejvi nga Tetova – 24 milionë denarë).

Agjencia e Filmit po ashtu ka mbështetur realizimin e pesë filmave të tjerë, mes të cilëve edhe dy kooproduksione me Shqipërinë dhe Kosovën. Filma të tjerë në kategorinë e dokumentarit janë përzgjedhur  “Nezo” me regji nga Merita Çoçoli, (2 milionë e 500 mijë) dokumentar me metrazh të gjatë, filmi dokumentar me metrazh të shkurtër debutues “Të tregoj kush jam” me regji nga Reshat Kamberi (1 milion denarë), si edhe filmi i animuar me metrazh të shkurtër “Pasqyra pa ngjyra” (700 mijë denarë) me regji Besar Iljazi (produksioni Kubiks, Shkup).

Në kategorinë e kooproduksioneve (participim minimal) janë përzgjedhur dy projekte fituese, filma artisitkë me metrazh të gjatë – “Liqeni im” me regji nga Gjergj Xhuvani (produksioni Fokus Pokus Shkup), si kooproduksion me Shqipërinë. Si edhe filmi artistik kooproduksion me Kosovën, “Hana” me regji nga Ujkan Husaj (2 milionë denarë). Në kategorinë e filaneve me metrazh të shkurtër ja vetëm një projekt fitues, filmi “Tetë ditë në javë” (2 milionë e 500 mijë denarë) me regji nga Sabedin Selmani dhe produksioni Oda nga Tetova.

Në rezultatet e afatit të parë të konkursit të Agjencisë së Filmit shuma më e madhe i është ndarë realizimit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Homo”, gjithsej 42 milionë denarë, me regji nga Igor Ivanov dhe produksioni Skopje Film Studio. Numri i projekteve të miratuara në këtë konkurs ishte 21. Pak kohë më parë nga Agjencia e Filmit deklaruan se mbështetja financiare për realizimin e projekteve filmike do të jetë e limituar, ndërsa temat historike dhe përmbajtje të theksuar nacionaliste nuk do të jenë në listën e filmave fitues. (koha.mk)

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 19:36

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE