Gjellë me lakër të re

Gjellë me lakër të re

Lakra e re, perimeja së cilës i gëzohemi më së shumti në pranverë.

Përbërësit:

2 qepë

2 karrota

mish viçi

mëlmesa

1 lakër e re

2-3 patate

magdanoz

vaj.

Udhëzimet:

Qepët grijini imët e karrotat pritini në rrathë. Të gjitha bashkë kaurdisini në vaj.

Pasi të jenë zbutur karrotat, shtoni mishin e prerë në kubikë. Kaurdiseni për 10 minuta e më pas shtoni mëlmesat si perime të thata, kripë e piper të zi, piper të kuq.

Shtojani pak ujë dhe lëreni të marrë një valë në zjarr mesatar.

Lakrën pastrojeni e priteni. Më pas shtojeni tek tenxherja me mish. Hidhini edhe pak ujë dhe vazhdojeni zierjen e gjellës në zjarr mesatar.

Pasi të jetë zier lakra, shtoni edhe 2-3 patate të prera. Zierjen vazhdojeni derisa të zbuten edhe patatet.

Shtoni edhe pak magdanoz e shërbejeni.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 9, 2019 22:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA