Gjendja e jashtëzakonshme, Universiteti i Tiranës pezullon mësimin deri më 6 dhjetor

Gjendja e jashtëzakonshme, Universiteti i Tiranës pezullon mësimin deri më 6 dhjetor

Nuk do të ketë mësim deri më 6 dhjetor.

Është ky vendimi i Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili përmes një njoftimi për shtyp ka njoftuar të gjithë studentët që ndjekja e studimeve në Tiranë do të nis më 7 dhjetor.

“Njoftim mbi urdhërin e Rektorit të Universitetit të Tiranës!

Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019,” thuhet në njoftimin e Universitetit të Tiranës.

Ky vendim vjen pas shokut psikologjik që po kalon vendi pas goditjeve të njëpasnjëshme të tërmetit. Nga goditja e së martës (26 nëntor), me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter u shkatërruan shumë shtëpi, duke shkaktuar 49 viktima, 900 të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

/Ora News.tv/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 29, 2019 21:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA