Gjermania në favor të rishqyrtimit të mandatit të UNMIK-ut në Kosovë

Gjermania në favor të rishqyrtimit të mandatit të UNMIK-ut në Kosovë

Zëvendës ambasadori gjerman në OKB, Jürgen Schulz, kërkoi sot nga Prishtina zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe, duke thënë se ajo është në kundërshtim me proceset e integrimit.

Ai gjithashtu tha se Berlini është në favor të rishqyrtimit të mandatit të UNMIK-ut  në Kosovë.

Duke folur për incidentin me pjesëtarin rus të UNMIK-ut, i cili pengoi Policinë e Kosovës të kryejë detyrën e saj gjatë aksionit të 28 majit në veri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, diplomati gjerman tha se ‘pjesëtarët e UNMIK-ut duhet të veprojnë në përputhje me mandatin që ka misioni’.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 10, 2019 19:56

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.