Gjykata Kushtetuese ankohet për presion

Gjykata Kushtetuese ankohet për presion

Gjykatësit Kushtetues ankohen për presion pasi kanë nisur procedurë të vlerësimit të kushtetutshmërisë së nenit 11 të Ligjit për falje. Kushtetuesja në njoftimin për opinionin thekson se i ka ndjekur deklaratat e politikanëve, medieve dhe ekspertëve.

“Janë bërë komente të pavërteta dhe joprofesionale. Gjykata konsideron që me komentet dhe paragjykimet bëhet ndërhyrje e drejtpërdrejt dhe ushtrohet dhe presion në funksionimin normal të Gjykatës dhe pa bazë prishet reputacioni i Gjykatës si dhe nderi dhe personaliteti i gjykatësve kushtetues. Vlerat themelore të rendit tonë juridik kushtetues, ndër të tjera, janë sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve. Është e papranueshme që Gjykata Kushtetuese të ndërhyjë ose të ndikojë në punën e saj dhe në marrjen e vendimeve.”,- thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 19:16

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA