Gjykimi për “27 prillin”, Ninxha: VMRO koordinoi sulmin në Kuvend

Gjykimi për “27 prillin”, Ninxha: VMRO koordinoi sulmin në Kuvend

Me dëshminë mbrojtëse të të akuzuarit, Aleksandar Vasilevski Ninxha, ka vazhduar gjykimi për dhunën e organizuar në Kuvend.

Ai pranoi se ka qenë lidhja mes ish drejtorit të atëhershëm të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, dhe atyre që sulmuan Kuvendin. Ninxha sqaroi rolin e tij në Drejtorinë për siguri dhe Kundërzbulim, kur në vitin 2015 u angazhua nga ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski, që është në arrati në Greqi.

“Në vitin 2015, gjatë krizës politike kur Zaev ka filluar t’i publikojë “bombat”, isha i angazhuar në DSK. Kisha legjitimacione të DSK-së. Më dhanë revole magnum 38, agjent special. Radiostacion me 16 kanale. E dëgjova komunikimin e shërbimeve të fshehura. Në vitin 2016 kur filloi hetimin PSP, Boshkovski ishte në depresion të madh”. Ai sqaroi se shtabi i ngjarjeve të 27 prillit ka qenë në VMRO, ndërsa urdhrat nga “shtabi” i kanë dhënë Biljana Brishkovska Boshkovska, Spiro Ristovski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakievski.

“Spiro bisedonte me Betmenin, Mile me deputetët, Brishkovska me Trajko Veljanovskin dhe Ilija Dimovskin, Bozhinovski bisedonte me komitetet komunale dhe u bënte thirrje. Brishkovska tregonte se skenari i parë nuk ka pasur sukses, deputetët nuk e kanë kryer punën si duhet, nuk kanë shkaktuar incidente dhe nuk ka pasur rrahje mes deputetëve. Nga ajo erdhi udhëzimi që t’i paraqitet Veljanovskit dhe të hapen dyert e Kuvendit. Çavkov u jepte Ivica Buçevskit dhe Mitko Peshovit të veprojnë në mënyrë pasive. Çavkov ishte shumë i frikuar, në fytyrën e tij shihej frikë”,- tha Ninxha.

Ninxha shpjegoi edhe dështimin e planit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga kryetari i shtetit për, siç tha ai, shtypje nga të huajt. Ai deklaroi se udhëheqësit fiktiv të protestave, Damkovski, Durllo dhe Betmen mbanin fjalime që ndiznin atmosferën. Kishte brohoritje kundër Platformës së Tiranës, ndërsa këto i ndiqte anëtarësia e VMRO-së. Ninxha zbuloi se incizimet nga hard disqet e kamerave i ka shkatërruar dhe i ka hedhur në lumin Vardar i punësuari në DSK, Sasho Markovski.

Në pyetjen e gjykatëses Kacarska se e kujt ishte ideja për “27 prillin”, i akuzuari e adresoi të pyesë ata që atë natë ishin në shtabin e VMRO-DPMNE-së. Avokati mbrojtës, Xvonko Davidoviq, tha se me këtë dëshmi është e qartë se lidhja e komandimit nga MPB ka kaluar në njerëz partiakë.

“Kjo e vërteton atë që del prej dëshmive se rrjeti i komandimit në MPB dhe hierarkia nga komandimi policor ka kaluar në struktura partiake –policore dhe në atë moment MPB ka mbetur e pakokë, në vend të strukturave policore, komandimi nga MPB ka kaluar në majat partiake, të cilat e kanë marrë komandën për mbrojtjen e interesave të veta”,- tha avokati mbrojtës, Zvonko Davidoviq.

Aleksandar Atanasovski Ninxha është një nga 33 të akuzuarit për cenim terrorist të rendit kushtetues dhe shtetit.

Në gjykimin e sotëm në pyetje u mor edhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, që gjendet në paraburgim, pasi nga tre nga të akuzuarit e 27 prillit u përmend si njëri nga organizatorët e sulmit në Kuvend. Në pyetje të gjykatëses se ku ka qenë natën e 27 prillit ai u përgjigj: “Më 27 prill 2017, rreth orës 18:00, dolëm për hendboll. Sa mbërritëm atje, ndodhi kjo”.

Atanasovski sqaroi se lajmin e ka mësuar nga mediat, por nuk pat përgjigje se ku ka qenë pasi mori lajmin për sulmin në Kuvend. Gjykatësja Kacarska e kritikoi se si është e mundur që një drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Zbulim të mos dijë se ku ka qenë natën e 27 prillit. Hetimi për lidhshmërinë e tij me ngjarjet e Kuvendit është në vazhdim. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 19:46

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE