Gjysma e njerëzve nuk kanë njohuri për sëmundjet mendore

Gjysma e njerëzve nuk kanë njohuri për sëmundjet mendore

Gjysma e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar nuk mund të identifikojnë ndonjë faktor kyç të rrezikut për sëmundjet mendore, sipas një studimi nga Research UK Alzheimer’s Research.

Organizata bamirëse ka analizuar 2,361 njerëz dhe ka gjetur se vetëm 1% kanë qenë në gjendje të emërojnë shtatë faktorët e njohur të rrezikut ose mbrojtjes për sëmundjet mendore.

Gjashtë faktorët e rrezikut janë pirja e rëndë e alkoolit, gjenetika, pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut, depresioni dhe diabeti.

Ushtrimet fizike është një faktor mbrojtës kundër sëmundjes.

Studimi, i titulluar “Monitorimi i qëndrimeve ndaj demencës”, zbuloi se më shumë se gjysma e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar njohin dikë me që vuan nga këto sëmundje.

Por, vetëm gjysma kishin njohuri se çrregullimet mendore mund të jenë shkaktarë të vdekjes, ndërsa një e pesta besopnin gabimisht se kjo është një pjesë e pashmangshme e moshës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2019 22:53
Loading...