Godet Xhaferi: Deputetët sillen ndryshe kur janë të ndezur kamerat

Godet Xhaferi: Deputetët sillen ndryshe kur janë të ndezur kamerat

Vërejta ime në seancën e djeshme ishte drejtuar tek ata që dalin në foltore dhe duhesh tu tregosh nga dhjet herë se dalin nga tema. I huton kamera, i huton mikrofon dhe çfarë të bëjë.

Kështu ka thënë Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët duke u përgjigjur se sa mund të lejohet të diskutohet për pika që nuk janë në rend dite. Xhaferi tha se procedura parashikon që çdo deputet të mbaj fjalim rreth pikës së rendit ditës dhe t’i përmbahet asaj.

“Nëse bëhet fjalë për përzgjedhje të qeverisë ose rikonstruim siç ishte rasti dje, nuk mund të flitet vetëm për propozimin por edhe për tërë qeverinë dhe punën. Këtu kishte përzgjedhje të qeverisë dhe nuk mund të flitet vbetëm për një zgjidhje kadrovike”, tha Xhaferi.

Ai tha se në rast ikje nga tema, ai do të duhej që folësit të ja merr fjalën, por se në raste të tilla krijohen tensione.

Ai tha se edhe kjo ka të bëjë edhe me kulturë politike dhe të gjithë duhet që të punojnë për të përmirësuar atë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 28, 2019 13:57
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.