Goditet me thikë ministri indonezian i Sigurisë

Goditet me thikë ministri indonezian i Sigurisë

Ministri i Sigurisë në Indonezi është sulmuar dhe goditur me thikë, nga persona, të cilët policia thotë se janë “frymëzuar” nga një grup i Shtetit Islamik.

Ministri po dilte nga makina, në provincën Banten, në momentin kur u sulmua pabesisht nga personi të cilin e shihni edhe në fotografinë kryesore të lajmit.

Ish shefi ushtarak pësoi “dy plagë të thella” në stomakun e tij, por bëhet me dije se është në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, një oficer policie si dhe dy persona të tjerë u plagosën nga ky sulm, ndërsa dy të dyshuarit, një burrë dhe një grua janë vënë nën pranga.

Ministri u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin e kryeqytetit, në Xhakartë.

“Ai është i vetëdijshëm”, ka thënë për mediat shefi i policisë Banten.

“Nga hetimi ynë paraprak, sulmuesit e dyshuar ishin të ekspozuar ndaj radikalizmit, pasi objektivi i tyre është një burokrat publik dhe anëtar i policisë, të cilin ata e panë si armik”, tha Dedi Prasetyo, zëdhënësi i policisë kombëtare indoneziane, për BBC.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 20:17

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA