Goleada e “Red Devils”, spektakël në turneun amerikan

Goleada e “Red Devils”, spektakël në turneun amerikan

Manchester United e nisi me ritmin e duhur turneun amerikan të kësaj vere që përball disa prej ekipeve më të mira të globit në futboll.

Në sfidën e zhvilluar në “StubHub Center”, para më shumë se 25 mijë spektatorëve, “Djajtë e kuq” mposhtën 5-2 Los Angeles Galaxy në një 90 minutësh ku dominimi i skuadrës së trajnerit Mourinho ishte i dukshëm. Romelu Lukaku bëri debutimin me fanelën e United që prej transferimit rekord para pak ditësh, por ishin të tjerë ata që tundën rrjetën në impiantin kalifornian.  “Red Devils” shënuan dy herë me Rashford, ndërsa në tabelë spikatën dhe emrat e Felaini, Mkhitarian, dhe Martial. Në finalen e sfidës, dygolëshi i Santos e bëri më pak dramatik rezultatin për padronët e shtëpisë, që panë diferencat e vërteta ndaj një ekipi të Champions, dhe formacionit në “Qytetin e Engjëjve” që militon në Ligën amerikane. / Top Channel 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2017 21:56

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°