Google pagoi 105 milionë dollarë për largimin e dy ekzekutivëve

Google pagoi 105 milionë dollarë për largimin e dy ekzekutivëve

Google pagoi një total prej 105 milionë dollarë për Andy Rubin dhe Amit Singhal të cilët u akuzuan për ngacmim seksual brenda kompanisë.

Lajmin e bëri të ditur Wall Street Journal i cili konfirmon raportimin e New York Times se motori i kërkimit i kishte dhënë Rubin 90 milionë dollarë dhe Singhal 15 milionë dollarë për tu larguar nga kompania.

Bordi drejtues kishte miratuar paketën 90 milionë dollarë si një dhuratë lamtumire për Rubin. Por arsyeja e vërtetë e largimit të tij nuk përmendet gjëkundi.

Për rastin e Singhal thuhet se është “lejuar të largohet nga Google në 2016-ën pasi u mësuan ngacmimet seksuale të tij.”

Në fillim Google kishte rënë dakord të paguante 45 milionë dollarë tek Singhal por u reduktua në 15 milionë sepse kishte shkuar të punonte tek një konkurrent.

Singhal ishte ekzekutiv i lartë brenda kompanisë ndërsa pas largimit nga Google hyri tek Uber në Janar 2017. Një muaj më pas ju kërkua të jepte dorëheqjen sepse nuk kishte folur rreth hetimit për ngacmim seksual pranë Google.

Në Nëntor të 2018-ës pasi mediat raportuan ngacmimet seksuale në Google, kompania tha se plot 48 njerëz janë larguar nga puna ku 13 ishin drejtues të lartë.

Atë kohë Google tha se asnjë prej tyre nuk kishte marrë para për largimin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 12, 2019 22:50
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.